Agjencia Zhurnal.mk.

 Kacarska, në takim me ekipin e ekspertëve për zbatimin e projektit IPA 3 zhvillimi i kapaciteteve të Gjykatës

Shkup, 19 tetor –  Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, sot pati takim pune me ekipin e përbërë nga gjashtë ekspertë për zbatimin e projektit IPA 3, i cili ka të bëjë në zhvillimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetutës për qasje në kushtetutshmëri dhe ligjshmëri dhe miratimin e akteve normative dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Në takim, siç bënë të ditur nga Gjykata Kushtetuese, Kacarska informoi për aktivitetet e ndërmarra deri më tani, programin e miratuar të Gjykatës, strategjinë për zhvillimin e kapaciteteve, projektet kapitale dhe investimet që janë realizuar. 

Përfaqësuesit e grupit të  ekspertëve u informuan për aktivitetet e deritanishme, aktuale dhe të ardhshme, të cilat kanë për qëllim përforcimin e transparencës, hapjes dhe qasjes së Gjykatës për publikun. 

Eksperti për të drejtat e njeriut dhe lider i ekipit të grupit, Dovidas Vitkauskas i paralajmëroi aktivitetet e planifikuara të cilat në koordinim me përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese do të realizohen në periudhën e ardhshme. Grupin e  përbëjnë: Stefica Staznik, eksperte në fushën e të drejtave ndërkombëtare të njeriut në sistemet juridike vendase, Jordan Apostolski, ekspert në implementimin e reformave gjyqësore, Sllavica Baniq, eksperte në të drejtën kushtetuese, Vasko Magleshov, gazetar dhe kryetar  i KMGJ-së, Velimir Dellovski, magjistër në të drejtën evropiane, të drejtat ndërkombëtare dhe humanitare, Aleksandar Josifovski, ekspert për  zhvillim të IT-së me përvojë shumëvjeçare në sistemin gjyqësor.

 Aktivitetet e projektit do të realizohen përmes dy komponentëve: Përforcimi i kapaciteteve profesionale dhe administrative, autonomia administrative, pavarësia dhe efikasiteti i Gjykatës Kushtetuese dhe Përmirësimi i mbrojtjes individuale të lirive dhe të drejtave të personave dhe qytetarëve para Gjykatës Kushtetuese.

Related posts

 I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës është kapur në Türkiye, procedura për ekstradim ka filluar

Xh M

Spavoski konfirmon: Lupço Palevski është arrestuar në Turqi, ekzekutori i Vanjës u kap nga policia turke në Balikesir

Xh M

Pasiguri e panik pas vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

Xh M