Shkup, 28 qershor – Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska ka marrë pjesë sot në Shkollën e të drejtës natyrore në Ohër të organizuar nga Qendra për hulumtime strategjike “Ksente Bogoev” të ASHAM-it e mbështetur nga ambasada e SHBA-së në Shkup.
Në kuadër të temës vjetor “Ruajtja e shoqërisë demokratike përmes forcimit të institucioneve të saja”, Kacarska ka folur për nevojën e vendosjes së padisë kushtetuese si instrument për mbrojte të lirive dhe të drejtave para Gjykatës Kushtetuese dhe porositi se roli i Kushtetueses si garanci dhe mbrojtës e lirive mund që plotësisht të realizohet nëse vendoset instrument i ri i padisë kushtetuese me intervenim përmes amendamenteve në nenin 110 alineja 3 e Kushtetutës me çka deri në fund do të realizohet qëllimi.
“Me vendosjen e padisë kushtetuese do të mundësohet mbrojtje e të gjitha lirive dhe të drejtave kushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese, në vend siç është tani t’u referohet vetëm atyre të listuara. Në këtë mënyrë do të tejkalohej situata paradoksale e tanishme, kur refuzohen kërkesa për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave kushtetuese të cilat nuk janë përfshirë në dispozitën paraprake të nenit 110, alineja 3 e Kushtetutës”, tha Kacarska.
Ajo tha se një ndërhyrje e këtillë kushtetuese do të kushtëzojë edhe ndërhyrjen në aktin ekzistues që rregullon mënyrën e punës dhe procedurën para Gjykatës Kushtetuese ku në mënyrë të detajuar do të rregullohej e gjithë procedura pas padisë së dorëzuar kushtetuese.
“Duke u nisur nga ajo më sipër, në takimin e fundit me kreun shtetëror e aktualizova çështjen e vendosjes së padisë kushtetuese. Krahas disa argumenteve të lartpërmendura, theksova se me vendosjen e padisë kushtetuese, si shtet do t’i përmbushnim detyrimet që kemi si nënshkrues të Protokollit nr.15 të Konventës evropiane për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave për vendosjen e një mekanizmi kombëtar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave si filtër i fundit para se t’i drejtohemi Gjykatës evropiane”, theksoi Kacarska.
Krahas ndërhyrjes ligjore, Gjykata Kushtetuese do të duhet të përgatitet në mënyrë organizative, administrative dhe teknikisht para se të fillojë me procedurat sipas padive kushtetuese me çka do të nevojitet një periudhë e caktuar e përgatitjes.