Agjencia Zhurnal.mk.

Kacarska: Besoj në përparimin e punës së gjyqësisë, nuk do të lejoj askush të më tregojë si të punoj

Shkup, 2 korrik – Besoj në gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, besoj se edhe ato tre  gjykatës të rinj të cilët duhet të zgjidhen  do të jenë profesionist, gjykatës të ndershëm dhe me integritet. Mund të pohoj se edhe këtu  nuk do të lejoj askush të më tregojë  si të punoj unë dhe në asnjë rast dikush të më tregojë  si të votoj. Për mua është fyerje të më paraqitet ndonjë politikan dhe të më tregojë  si të vendos, thotë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.

Duke qenë mysafir në TV24 ajo sot potencoi se ekziston përparim në punën  e gjyqësisë dhe se sheh ndryshime pozitive në Këshillin Gjyqësor, ndërsa pret kjo të zhvillohet gjithnjë e më shumë. Pret të zgjidhen vetëm gjykatës cilësor.

Në lidhje me çështjen si të merren vendimet  duke pasur parasysh që Kuvendi vonon në zgjedhjen e tre gjykatësve të rinj, edhe për momentin janë vetëm gjashtë gjykatës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese potencoi se nëse çdo vendim që do ta sjellin është me shumicë të nevojshme, atëherë ka legjitimitet.

Sipas saj, vendimi ka peshë të madhe kur mendim shprehin nëntë gjykatësit, në vend se gjashtë. Përveç kësaj,  siç plotësoi, mundet pikërisht njëri nga ata tre gjykatës të rinj  me  mendimin dhe qëndrimet e tyre  t’i bind se mendimi i tij është më i mirë, dhe ndoshta edhe vendimi do të ishte më ndryshe.

E pyetur për lëndët lidhur me Orce Kamçev, Kacarska potencoi se deri tani  nuk ka udhëhequr asnjë lëndë për të.

Shtoi se edhe në lidhje me Lidhjen ndërkombëtare, lënda për vlerësim  i ishte dorëzuar asaj. Por megjithatë, është bërë fjalë për vlerësim, ndërsa jo për gjykim.

Në lidhje me rastin 27 prilli, Kacarska potencoi se ka qenë kryetare e Këshillit për atë lëndë, dhe sipas saj, absolutisht nuk ka kurrfarë dyshimi në Këshillin as nuk duhet të ketë dyshim te qytetarët se veprimet që janë ndërmarrë nga ana e të dënuarve, i përgjigjën asaj vepre penale.

Sipas kryetares së Gjykatës Kushtetuese, e çuditshme është që pikërisht tani u paraqitën protesta për këtë rast, ndërsa qëllimi i protestave, është t’u ndihmohet të akuzuarve në lëndën e dytë.

Ajo shtoi edhe se në Gjykatën Kushtetuese ka arritur vërejtje  të vendosen  tabela sipas Ligjit për zbatim të gjuhëve. Por, siç tha, shtëpia ligjdhënëse i sjell ligjet, ndërsa qytetarët janë të obliguar t’i respektojnë. 

Related posts

Bërnabiq: Vizioni i Ballkanit të Hapur është vizion i Serbisë

I Z

Gjykimi kundër Muhamed Zeqirit shtyhet për më 24 tetor

D V

Pagat e shtatorit në arsimin fillor dhe të mesëm do të jenë më të larta për 15 për qind

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!