Agjencia Zhurnal.mk.

Ka të arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Prokurori i Shtetit sonte jep detaje

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se sonte në orën 21:30 do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media.

 

Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference për media, por  burime të Telegrafit bëjnë të ditur se konferenca është thirrur pasi policia ka arritur të arrestojë disa persona të dyshuar që kanë të bëjnë me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Ndryshe dy javë më parë ka ndodhur vrasja makabare në Gllogjan të Deçanit dhe deri më tani autori vrasjes së trefishtë është në arrati.

Ndërkohë, qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ata të cilët mundësojnë arrestimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit. 

Related posts

Sulmi me armë ndaj autobusit në Deçan/ Meta: Thellësisht i tronditur nga ky akti kriminal, autoret të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor

D V

Kosova pret e përcjell migrantë

D V

Kosova regjistron 728 raste të reja me koronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More