Agjencia Zhurnal.mk.

Ka përfunduar rikonstruimi i ujësjellësit në Kamjan të Tetovës

Shkup, 19 shtator – Ministrat Bllagoj Boçvarski dhe Naser Nuredini e vizituan Kamjanin e Tetovës ku përfundoi rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit për këtë vendbanim në kuadër të Komunës së Bogovinës. Bëhet fjalë për 8,5 kilometra tubacion me çka është mundësuar që në Kamjan të ketë furnizim të normalizuar me ujë. Rikonstruimi filloi në qershor të vitit 2021 me para nga Banka Evropiane e Investimeve.

 

“Për kënaqësinë time të madhe dhe besoj për kënaqësinë e të gjithë të pranishmëve këtu jemi që ta lëshojmë në përdorim një projekt shumë të rëndësishëm për komunën e Bogovinës, që është ujësjellësi në vendbanimin e Kamjanit, ku kemi bërë rikonstruim të plotë të gati nëntë kilometra tubacion, me të cilin qytetarët tashmë do të kenë ujë të pijshëm të pastër dhe të shëndetshëm, gjë që në të kaluarën ka qenë problem i madh për këtë vendbanim, por edhe për të gjithë komunën. Është një projekt i madh me vlerë mbi 15 milionë denarë, investim i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, me të cilin më vjen mirë që po zgjidhim një çështje vendimtare për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

“Unë do të doja ta falënderoj ministrin Boçvarski dhe zëvendësministrin për mbështetjen e plotë për projekte të tilla dhe jam i sigurt se në të ardhmen me kredi të re do të vazhdojmë bashkëpunim të mirë për infrastrukturën e shtetit”, deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Ministri Boçvarski paralajmëroi se në këtë komunë projekti për furnizimin me ujë në vendbanimin Pallçishtë është në fazën përgatitore.

“Kemi zgjedhur kontraktor, kemi zgjedhur organ mbikëqyrës dhe gjatë javës së ardhshme është afati kur kontraktorët do të vihen në punë për të filluar rikonstruimin e një tjetër ujësjellësi për këtë qytet me vlerë mbi 300 mijë euro. Kjo është diçka për të cilën duhet të luftojmë së bashku – pushteti lokal, pushteti qendror, të gjejmë mjete, të krijojmë politika dhe masa përmes të cilave do të ndihmojmë në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha Boçvarski.

Sipas informacioneve të ministrit Boçvarski përmes projektit për rrugë lokale për rrugët e komunës së Bogovinës janë vënë në dispozicion më shumë se 700 mijë euro për aktivitete nga infrastruktura rrugore.

Related posts

Mosndëshkueshmëria stimulon krimin e organizuar dhe korrupsionin

Redaksia

Trençevska: Së bashku vazhdojmë të angazhohemi për përfshirje më të madhe të komunitetit rom në shoqëri

Xh M

Panovski: Qytetarët të mos shpenzojnë pa nevojë për testime

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More