Skuadra e Superligës ka shënuar fitore me rezultat 3-1, shkruan Gazeta Olle.
Golat për të besuarit e Ismet Munishin erdhën nga debutuesi Donjet Shkodra me pas Oltion Rrapa dhe Muhamed Dubova.
Ishte kjo një ndeshje testuese pasi futbolli vendor është në pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
“Skifterat” rikthehen më 16 tetor, ku do të përballen ndaj Ballkanit në ndeshjen derbi.
/Gazeta Olle/