Agjencia Zhurnal.mk.

“Ka ndihmë për jetë pa dhunë”, nën organizimin e UNFPA-së, MPPS-së dhe Ambasadës britanike

Shkup, 17 korrik – Zyra e Fondit për popullatën e Kombeve të Bashkuara – UNFPA në Shkup, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ambasada e Britanisë në Shkup sot do ta organizojnë ngjarjen “Ka ndihmë për jetë pa dhunë”. 

Me këtë ngjarje, siç njoftojnë organizatorët, shënohet Dita Botërore e Popullsisë – 11 Korriku dhe do të ndahen të arriturat e punës së përbashkët në fushën e mbrojtjes dhe parandalimit nga dhuna në bazë gjinore dhe në familje si pjesë e projektit “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna në bazë gjinore në Maqedoninë e Veriut”.

Siç është paralajmëruar, do të mbajë fjalim bashkëshortja e presidentit Elizabeta Gjorgievska, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, Xhulija Smith – zëvendësambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Afërdita Shala, shefe e Zyrës së Fondit për popullatën e Kombeve të Bashkuara – UNFPA në Maqedoninë e Veriut. 

Më pas do të ketë prezantime në dokumente dhe analiza strategjike.

Related posts

Mediumet belge: Maqedonia e Veriut shkon në rreth të dytë votimi nga i cili varet e ardhmja evropiane

D V

Sigurohet buxheti për ndërtimin e Teatrit turk-Shkup, është përfunduar me kulmin dhe fasadën e objektit

D V

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës supreme kundër masës së paraburgimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky