Agjencia Zhurnal.mk.

Ka filluar pagesa e përkrahjes financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

Shkup, 12 dhjetor – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në vijim është pagesa e ndihmës në para, në pajtim me Ligjin për përkrahje financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve për ballafaqim me krizën energjetike.

Përkrahja ka të bëjë me:

përfituesit e shtesës së veçantë për çdo fëmijë veçmas
përfituesit e të drejtës së sigurisë sociale për të moshuarit
përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar
kompensim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, e që nuk shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, pa pasur nevojë për kontroll mjekësor.
prindër të vetëm (kryefamiljarë) që janë të regjistruar si përfitues të ndihmës së garantuar minimale
Këta qytetarë marrin përkrahje financiare prej 3.000 denarë në muaj, për periudhë prej katër muajve

“Vazhdojmë të kujdesemi për të gjithë qytetarët, me theks te kategoritë më të rrezikuara”, njoftojnë nga Ministria.

Related posts

Mbretëria e Norvegjisë dhuron 76 automjete për Armatën e Maqedonisë së Veriut

D V

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska për vizitë në Teatrin Turk

D V

Rezultatet fillestare të KSHZ-së: Gordana Siljanovska Davkova 362,682 (40,08%), Stevo Pendarovski 180,306 (19,93%)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky