Agjencia Zhurnal.mk.

Ka filluar ndërtimi i sistemit të ngrohjes në Manastir, Mogillë dhe Novaci

Manastir, 6 dhjetor – Ka filluar ndërtimi i sistemit të ngrohjes në Manastir, Mogillë dhe Novac, i cili do të shfrytëzojë energjinë termike nga TEC Manastir. Punimet ndërtimore kanë filluar në zonën e TEC Manastirit, gjegjësisht në afërsi të blloqeve të prodhimit të energjisë elektrike.

 

Drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski, në manifestimin zyrtar me rastin e ndërtimit, theksoi se pas 40 vjetësh ekzistencë të TEC Manastir dhe dekadave të të menduarit për ngrohjen e Manastirit, projekti kishte ngecur për shkak të lëshimeve të mëdha paraprake në procesin e planifikimit, i njejti tani ka arritur në fillimin e ndërtimit të terrenit.

“Plani është që fillimisht të lidhen 35 institucione shtetërore dhe komunale në Manastir, të cilat do të shfrytëzojnë një të tretën e kapacitetit të sistemit. Dy të tretat e tjera do të plotësojnë nevojat e objekteve të mëdha banesore dhe afariste si dhe shtëpive individuale në Manastir, Novaci dhe Mogillë. Përfitimet mjedisore ekologjike të ngrohjes janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Futja e këtij lloji të ngrohjes do të eliminojë në masë të madhe përdorimin e lëndëve djegëse për ngrohje që ndotin, si në institucione ashtu edhe nëpër shtëpi. Traseja e gazsjellësit do të kalojë përmes Novacit dhe Mogillës, të cilat janë dy komuna rurale që mbështeten shumë në bujqësi, dhe gazsjellësi do të ofrojë një mundësi për ngrohjen e serave dhe objekteve bujqësore, të cilat do të ofrojnë mbështetje shtesë për zhvillimin e bujqësisë në rajon”, deklaroi Kovaçevski.

Drejtori Kovaçevski shpjegoi arsyet e pezullimit të përkohshëm të projektit dhe pse i njejti nuk kishte filluar më herët me punë.

“Ashtu siç ishte konceptuar– projekti ishte ekonomikisht joprofitabil dhe i papranueshëm nga pikëpamja mjedisore. Së pari, më herët nuk kishte strategji me ngrohjen kur TECManastir nuk do të prodhojë më energji elektrike nga thëngjilli. Tani kemi një zgjidhje për këtë çështje – strategjia është që një pjesë e kapacitetit të TEC-It të zëvendësohet me një termocentral me gaz kogjenerues, i cili do të prodhojë energji elektrike dhe ngrohje. Kishte çështje të pazgjidhura pronësore përgjatë tubacionit të ngrohjes. Këtë çështje po e zgjidhim tani përmes shpronësimit. Ky projekt i një rëndësie të jashtëzakonshme për Manastirin, Novacin dhe Mogillën duhet të jetë miqësor me mjedisin, ndërsa paraprakisht ishte paraparë që në hyrje të Manastirit të ketë një nënstacion për ngrohje që do të funksionojë me naftë, gjë që nuk lejohet. Dhe ne e zgjidhëm atë – tani do të ketë një nënstacion të gazit natyror”, sqaroi Kovaçevski.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se ky është një nga projektet për të cilin Qeveria është jashtëzakonisht e përkushtuar për realizim të suksesshëm.

“Qeveria është e përkushtuar në realizimin e projekteve që do të nënkuptojnë uljen e ndotjes, uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe rritjen e efikasitetit energjetik dhe sigurisht rritjen e sigurisë së rrjetit të shpërndarjes të energjisë elektrike. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar një strategji ambicioze dhe po ndërmerr masa dhe aktivitete konkrete për realizimin e angazhimeve strategjike drejt ekonomisë së gjelbër dhe futjes e energenseve më të pastra në ekonomi dhe amvisëri”, deklaroi Bekteshi.

Ministri iu referua edhe të dhënave se sektori i ngrohjes merr pjesë të konsiderueshme në konsumin final të energjisë.

“Teknologjitë joefikase kontribuojnë në rritjen e ndotjes dhe ngrohjes globale. Realizimi i këtij projekti për ndërtimin e rrjetit të ngrohjes në Manastir, Novaci dhe Mogillë do të ketë një ndikim të madh në mbrojtjen e mjedisit, dhe në anën tjetër do të zvogëlojë shpenzimet e amvisërive për ngrohje, gjegjësisht do të kemi çmime më konkurruese se sa burimet e tjera të energjisë që përdoren e që është prioriteti ynë më i lartë”, tha ministri Bekteshi.

Për projektin tubacioni i ngrohjes në Manastir, Mogillë dhe Novaci është shfrytëzuar kredia nga banka gjermane KFË në vlerë prej mbi 40 milionë euro, ndërsa SHA EMV do investojë 7 milionë euro mjete vetanake.

Kontraktori ka dy vjet kohë për të përfunduar fazën e parë të projektit për të cilin është nënshkruar kontrata, që është gërmimi për shtrimin e tubacionit të ngrohjes dhe vendosja e tubave të ujit të ngrohtë nga TEC Manastir deri në qytetin e Manastirit, si dhe sekondare apo distribuimi i rrjetit në qytet, pas së cilës vijon faza e dytë në të cilën do të vendosen nënstacionet që do të lidhin tubacionin me TEC Manastir dhe tubacionin me rrjetin e degëzuar të shpërndarjes në të gjithë qytetin e Manastirit. Në fazën e tretë do të vendosen nënstacione pranë institucioneve që do të lidhen me ngrohjen.

Related posts

Radev bisedë telefonike me Varhein: Presim përgjigje konkrete nga Shkupi në pyetjet tona

I Z

Ministria e Jashtme Turke shpreh ngushëllime për zjarrin në Tetovë

N E

7 janari ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, festohen Krishtlindjet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More