Agjencia Zhurnal.mk.

Ka disa oferta për Kodrën e Diellit për të cilat negociohet, ndërsa kontrata finale do të komfirmohet në Parlament

Shkup, 16 dhjetor – Ministria e Ekonomisë nuk e fsheh se kush është investitori strategjik për Kodrën e Diellit. Ka disa oferta dhe presim që vetë kompanitë të njoftojnë se janë të interesuara për të investuar në qendrën e skijimit, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

 

“Ka disa oferta për Kodrën e Diellit. Njërën e ka bërë të ditur kryeministri Zaev dhe është kompani që vjen nga BE-ja. Ka edhe kompani vendase që janë të interesuara. Sigurisht që ka një kompani që nuk është pjesë e BE-së. Ata tashmë kanë dorëzuar kërkesë në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, duke pasur parasysh se kjo është procedura në përputhje me Ligjin për investime strategjike. Presim që kompanitë të prononcohen se janë të interesuara për të investuar në Kodrën e Diellit. Deri atëherë do t’i ndjekim të gjitha procedurat dhe do të negociojmë dhe nëse është në interes të rajonit të Pollogut, Kodrës së Diellit, për qytetarët e vendit tonë, do të pranojmë një ofertë të tillë”, tha Bekteshi në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp, pas konferencës përfundimtare “15 vite e lehtësojmë tregtinë” me rastin e presidencës njëvjeçare të vendit me CEFTA-n.

Ministri Bekteshi me këtë rast theksoi se para se të pranohet oferta, konform Ligjit për investime strategjike, ajo kontratë duhet të konfirmohet nga Kuvendi, sepse, siç tha ai, të gjitha marrëveshjet që dalin si investitor strategjik vërtetohen nga ana e deputetëve.

Related posts

KE: Presim nga të gjithë të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në regjistrim

D V

Mickoski: Shkupin e presin kohëra më të mira, e ardhmja e re është ëndrra jonë

Redaksia

UNICEF: Mësimdhënësit masivisht morën pjesë në uebinarë për mbështetje të mësimit digjital

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More