Agjencia Zhurnal.mk.

Juventus është skuadra favorite për Grimaldo

Skuadra e Juventus po vazhdon të kërkojë një mbrojtës për krahun e majtë të mbrojtjes.

‘Zonja e Vjetër’ po përgatitet të ndajë rrugët me Alex Sandro në fund të këtij sezoni dhe tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi për brazilianin.

 

Mbrojtësi i Benfica, Alex Grimaldo është lojtari që po pëlqehet më shumë nga ‘Biankoneri’.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Juve shihet edhe si skuadër favorite për të marrë shërbimet e tij.

27-vjeçari do të jetë në monitorim edhe nga Barcelona, që po ashtu interesohej për të verën e kaluar.

Mbetet të shihet se çfarë oferte do të ketë Juventusi për kartonin e Grimaldo dhe nëse ky operacion do të finalizohet deri në fund.

Related posts

Mbappe ende i pavendosur për të ardhmen

D V

Chiellini pret ftesën e Juventusit për të biseduar lidhur me kontratën

D V

Rikthimi i Pogbas te Juventusi është pothuajse i kryer, zbulohet edhe paga e francezit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More