Agjencia Zhurnal.mk.

Juve rrezikon garat europiane

Ecuria negative në kampionat së cilës iu shtua edhe dënimi me 15 pikë mund të sjellë pasoja të rënda te Juventusi.

Bardhezinjtë po kalojnë një nga momentet më të vështira në vitet e fundit dhe tashmë në sfond është shfaqur një tjetër dënim.

Torinezët rrezikojnë që të pezullohen nga Kupat e Europës për një sezon në rast se klasifikimi në renditje do t’ia bënte të mundur.

Motivacioni i UEFA është i thjeshtë, sjellje jo sportive. Nëse Juventus ka kryer shkelje të tjera veç atyre për të cilat është dënuar, sanksionet mund të jenë edhe më të mëdha.

Gjoba për mosrespektimin e Fair Play Financiar mund të rritet në 23 milionë euro, nga 3.5 milionë euro që është aktualisht.

Ky sanksion do e linte Juventusin pa Ligën e Kampionëve, Europa League dhe Conference League, nëse ata arrijnë ta mbyllin kampionatin në zonën Europiane.

Në të kundërt, Juventus do vuante pasojat në sezonin e ardhshëm, apo kurdo që do sigurojnë një vend për në kompeticionet e UEFA-s.

Related posts

Ylli anglez: Kërkova të ekzekutoja një penallti, nuk ma dhanë

Z.H

Infantino: Do t’i jemi të gjithë mirënjohës përgjithmonë

Xh M

Shkëmbimi më i pabesueshëm në histori të futbollit – Wanyama ndërroi fanellën e tij për disa shpageta të një tifozi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More