Agjencia Zhurnal.mk.

Jusuf Buxhovi dhe “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”

Prof. Jusuf Buxhovin, autorin e shume librave, vetëm sa e kisha dëgjuar si emër, por s’kisha lexuar gjë prej tij. Në përpjekje për të siguruar të dhëna rreth një botimi të ardhshëm për Fanin e fanasit nga ana ime, në skenë më dolën disa botime shumëvëllimshme të këtij autori mbi venbanimet e Kosovës, por sigurimin e tyre e bëri të mundur djali i shkrimtarit të ndjerë Hasan Hasani, e unë nuk munda ta njoh atë.

 

Edhe një rast fatlum, kur shkrimtari erdhi në Lezhë për të paraqitur librin e tij të ripunuar, romanin historik “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, unë nuk pata mundësi të isha pjesmarrës për mungesë dijenie, por romani erdhi në duart e mija, falë një pjesmarrësi dashamirës që e kishte pikasur mungesën time e që e njihte etjen time për librin. Ja dita shumë për nder dhe e lexova romanin me një kureshtje të pashoqe.

Jusufi është gjakovar dhe ngjarjet i vendos pikërisht aty, në Gjakovë e rrethina, prej nga reflekton bukur pjesë të historisë tonë kombëtare. Fakti se shkrimtari është gjakovar e shtoi kureshtjen time e interesin për ta lexuar librin. Në mendje më sillej pyetja: ç’e bën këtë trevë kaq të veçantë që i jep kombit kaq shumë krijues e kaq vepra të arrira? Jo vetëm tek ky libër, por edhe në të tjera botime me subjekte të asaj treve, përgjigja vjen e lidhur me ngjarjet e mëdha historike, shpesh të ndërlikuara, që e kanë shoqëruar jetën e asaj treve; lufta për liri e përparim shoqëror është zhvilluar aty në përmasa të jashtëzakonshme; aty janë ndërthurë ndikimet fetare; aty janë ndërthurë interesat e fuqive të ndryshme; aty shtypja e shfrytëzimi i shumëfishtë kanë prodhuar reagime të fuqishme e sakrifica të pafund. Fund fillimi apo fillim fundi, përshkruhet në librin e dr. Jusufit, referuar edhe fjalëve të personazhit Mic Shpendi, njeriu që jeton as i gjallë e as i vdekur, e që komunikon me yjet… Kufiri mes Lindjes e Perëndimit, paraqitet kjo tokë e zjarrtë në librin e profesor Jusufit. Tokë që konsiderohet e gjithkujt dhe njiherit e askujt, pikëpuqje, pikë ndeshje dhe pikë refuzimi, janë tipizime të gjetura nga autori, në përpjekjen e tij për t’u dhënë udhë shpjegimit të ngjarjeve që kanë shoqëruar jetën e banorëve në ato vise.

Në libër vjen një “shënim” i Gjon Nikollë Kazazit i vitit 1747, shënim që bën fjalë për një sëmundje shfarosëse të atyre viteve, mortjes apo murtajës. Vjen kjo tamam në kohën e pandemisë botërore civid-19, duke sjellë për kexuesit paralele kohërash, ngjarjesh e faktesh. Nuk është sëmundje e ardhur prej Zotit, thuhet në persiatjet e klerit të lartë katolik të kohës, por prej robit, si një mënyrë për ta mbajtur botën nën kontroll; a nuk është kjo pikëpyetja më e madhe e pandemisë aktuale? “Murtaja mundet!…Frika është murtajë!” është shprehja e zgjedhur nga autori dhe e vënë në gojën e Kazazit. A nuk jemi në të njejtat situata edhe gjatë pandemisë së fundit?! A nuk ishte (edhe është) paniku i shkaktuar më i rëndë se vetë sëmundja covid-19?!Dhe me rëndësi të posaçme vjen në libër shënimi/mesazh se sëmundja mund të shërohet e ilaçi ekziston, bashkë me vënien në qendër të përpjekjeve për gjetjen e ilaçit të priftit Gjon Nikoll Kazazi e Lamit, kushëriri i tij mysliman. Marrim kështu edhe një tjetër përmasë historike nga leximi i këtij libri: shqiptarët, përpara se të jenë mysliman, katolik apo ortodoks, janë shqiptar e zotër të kësaj toke të bekuar e si të tillë duhet të sillen.

Mjaft bukur paraqiten përpjekjet e pushtuesve turq për nënshtrimin e popullatës, tmerri që ata kishin ndaj çdo gjëje që “fliste shqip”, deri tek fjalët e këngët që i barazonin me plumbat. Romani fillon me një ngjarje ku një shqiptar ishte torturuar për vdekje vetëm se në dasëm në shtëpinë e tij ishin kënduar këngë që turqit i konsideronin si thirrje kundër tyre e se pavarësisht torturës vdekjeprurëse, ai nuk i kishte treguar emrat e këngëtarëve. Kajmekami, duke njohur devotshmërinë e besimtarëve katolik, kishte thirrë priftin para të cilit ai do të duhet të rrëfehej. Sa kuptimplotë vjen momenti kur i torturuari i lutet priftit “të mos e detyronte” dhe që t’i transmetonte djalit të sapomartuar amanetin e tij “sa më shumë fëmijë”! Edhe mortja apo murtaja, shtetrrethimi në emër të saj, fodullëku e kapadaillëku i autoriteteve të kohēs ndaj popullatës, vijnë pikërisht si shpikje e tyre për t’i nënshtruar e shfaros ata… “Rrethimi nuk asht vu për qef, por që të ndahemi nga vetja dhe të shkëputemi nga bota”, shprehet autori nëpërmjet personazhit kryesor, kur porosit një trim që kishte marrë përsipër të thyente rrethimin e të mësonte lajme nga “bota” përtej tij, duke shkuar në Tropojë e pyetur pleq të vjetër rreth ilaçit për përballimin e sëmundjes që i kërcënonte të gjithë e që do ta kthente Gjakovën me rrethina në një “varr masiv”.

***

Persiatjet e herepashershme rreth “Njeriut të Ri Perandorak”, referuar leximit të një libri me autor anonim nga Gjon Kazazi, sjellin ne pah përpjekjet e vazhdueshme të të gjithë pushtuesve për mohimin e origjinës, të së kaluarës, historisë tonë e krijimin e një njeriu që mendon e vepron me “kokën e pushtuesve”. A nuk ishte e tillë edhe përpjekja e ideologjisë komuniste për popullin tonë?! Ky “njeriu i ri” nuk ka të kaluar, por ka te ardhme e këtë kohën “ e ndërmjetme” të tij e mbush pushteti ndaj të cilit duhet të nënshtrohesh pa kusht!!! Dhe në këtë përpjekje, autori na paralajmëron se në vend të suksesit do të “shfaqeshin bastardime”, pasojë e zhdukjes së vetëdijes kombëtare.
Autori, në mënyrë mjaft të kujdesshme, e vendos personazhin kryesor, Gjon Nikollë Kazazin, herë në kishë e në shërbimet fetare, herë në takimet me pushtetarët, herë në pershpirtje e herë në përpjekjet shkencore për të kuptuar thelbin e luftuar sëmundjet; herë në rolin e zbuluesit te librit të parë shqip, të Mesharit të Gjon Buzukut e herë të tjera në rolin e studjuesit mes copave të qeramikës në përpjekje të mbledhjes së dëshmive për “Tokën e Lashtë”, apo “Pellazgjinë”; ky personazh paraqitet herë optimist e me shpresë, por nuk mungojnë edhe gjendjet “boshe” të tij, duke reflektuar kështu të gjithë situatën e jetesës në atë periudhë historike.

***

I gjithë rrëfimi i bërë me një gjuhë të thjeshtë e të kandshme, bart me vete unitetin e të kundërtave, luftën e tyre herë të hapur e herë të heshtur, por që gjithnjë të çon ka shtegu i zgjidhjes së problemeve; kjo mënyrë e shtjellimit të ngjarjeve e bën romanin e ngjarjet e tij si ngjarje të përjetuara nga lexuesi, për më tepër kjo ndjesi vjen e freskët pas ngjarjeve akoma në zhvillim të pandemisë aktuale të covid-19.

Në të gjitha rastet kufiri midis besimit e mosbesimit, frikës e shpreses, jetës e vdekjes, punëve të Zotit e punëve të robit, luftës e paqes, të mirës e të keqes, vjen thuajse i padukshëm, por rrēfimi kurdoherë tē orienton ka fitorja e të mirës, përderisa “njeriu është zot i të keqes, kurse e mira është vetë Zoti”!

Grithja, një metodë primitive vaksinimi, na sjellë tek përpjekjet e diteve tona për prodhimin e vaksinave, por ashtu si sot prodhimi i tyre i nënshtrihet “luftes tregtare” e disa here edhe “luftes ideologjike”, edhe atehere perpjekjet e disa njerzve te moshuar, perkrahur nga Gjon Kazazi, Lami e te tjere, shiheshin nga pushteti i kohes si armiqesore e me te rrezikshme se vete semundja! Vijne ne liber bukur perpjekjet e pushtetit per te ndaluar ceremonite kishtare e faljet ne xhami, dasmat e mortjet, perkunder thyerjes se rregullave nga vete njerezit, ashtu si edhe lufta e pushtetit per t’i izoluar te semuret, perkunder deshires e sakrifices se njerzve te tyre familjar per t’mos u ndare e per t’u sherbyer atyre, pavaresisht rrezikut qe mund t’u kanosej. Te gjitha me kujtuan pandeminë aktuale, dasmat e pa bera, vetmine e te semureve ne spitale, trishtimin e ndarjes nga njerezit e dashur, pa patur mundesi as me iu dhënë lamtumiren e fundit.
Kjo e mundonte edhe shkrimtarin tjeter te njohur kosovar, nga rajoni i Dushkajes, mirditorin e origjines Hasan Hasani, kur degjonte se shokë, miq e kolegë largoheshin nga kjo bote pa mundur me iu gjend pranë familjarëve të tyre e me i ngushëllie, gje qe fatkeqesisht ndodhi edhe për atë vetë…!

Libri të ngërthen fjalë pas fjale, ngjarje pas ngjarje, faqe pas faqeje, duke ta bere rrugetimin e lehte e duke i sjellë lexuesit mesazhe pozitive e kuptime realiste per jeten. Duke i uruar prof. Jusufit jete te gjate e sa me shume krijimtari, le te jene fjalet e mija, krahas mirënjohjes për të, edhe një ftesë e hapur për lexim!

Related posts

Rina Ramadani- këngëtarja që rëmben çmime në fesrivale

Redaksia

Zgjohuni, për shkak të qiellit të kryqëzuar mes gishtërinjve

D V

Dhëmbja e ndarjes

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More