Agjencia Zhurnal.mk.

Juani digjital përdoret për herë të parë në transaksionet e kontratave me zbatim të ardhshëm

Monedha digjitale e Kinës është përdorur për herë të parë në transaksionet në tregun e brendshëm të kontratave me zbatim të ardhshëm.

“Gazeta e Letrave me Vlerë e Kinës” raportoi se juani digjital është përdorur në Bursën e Mallrave të Dalian-it për pagimin e tarifave të magazinimit në një depo dërgesash.

Transaksionet u mundësuan nga degët lokale të Bankës së Komunikimit dhe Bankës së Kinës.

Bursa tha se planifikon të promovojë më tej inovacionin e biznesit dhe të zgjerojë përdorimin e juanit digjital, duke garantuar një funksionim të sigurt dhe të qëndrueshëm të këtij tregu.

Kina ka nisur eksperimentimin e juanit digjital në disa qytete qysh nga viti 2019, duke përfshirë Dalian-in që mori pjesë në tetorin e vitit të kaluar.

Related posts

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore! A mund ta furnizojnë aleatët Kievin?

Xh M

Konflikti Iran-Izrael/ Si ka nisur lufta nën hije prej dekadash?

Xh M

Qyteti gjerman ndalon përdorimin e skuterëve elektrikë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy