Agjencia Zhurnal.mk.

Jovevski: Faktori njeri ose parregullsia teknike e automjetit shkaqe të mundshme të aksidentit

Shkup, 23 nëntor – Në këtë moment nuk mund të thuhet se cili është shkaku për aksidentin. Janë të mundshme dy faktorë, faktori njeri, ose, parregullsia teknike e automjetit, deklaroi prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski para spitalit “Pirogov” në Sofje, ku janë të vendosur shtatë nga udhëtarët e mbijetuar nga aksidenti i sotëm me autobus.

 

“Për shkaqet në këtë moment nuk mund të thuhet. Të gjitha çështjet janë të hapura. Për këtë bëhet edhe hetimi. Kolegët tanë prokurorë publikë nga Republika e Bullgarisë me të cilët kemi bashkëpunim të shkëlqyer i fiksojnë të gjitha gjurmët, grumbullojnë të dhëna dhe në këtë moment nuk mund të thuhet asgjë se cili është shkaku për aksidentin”, theksoi Jovevski dhe shtoi se bëhet fjalë për ekspertiza më të mëdha.

Ai theksoi se autopsia e trupave do të bëhet në Bullgari, përderisa gjurmët biologjike të familjarëve të të vdekurve do të merren në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup dhe menjëherë do të dorëzohen në Bullgari.

“Trupat për momentin po nxirren nga autobusi, do të duhet të merren gjurmë biologjike nga të afërmit dhe presim që ai proces shumë shpejtë të përfundojë”, deklaroi Joveski.

Prokurori publik shtetëror theksoi se nuk bëhet fjalë për hetim paralel. “Me Prokurorinë e Bullgarisë kemi zhvilluar marrëdhënie të mira kolegiale. Bëhet fjalë që të përshpejtohet kjo procedurë, të shohim se cilat dokumente iu nevojiten nga shteti ynë që të mundet sa më shpejtë që të konfirmohen të gjitha faktet për këtë tragjedi.

Në pyetjen nëse janë takuar me pronarin e agjencisë, Joveski tha se janë takuar, por se nuk kanë biseduar. “Ne u takuam vetëm aty, por nuk kishte shkak që të bisedojnë. E as mundemi të bisedojmë, ai në procedurë do të duhet të japin deklaratë adekuate”, shtoi Joveski.

Në Sofje me Joveskin është edhe shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin, Villma Ruskovska, e cila theksoi se mbikëqyrja ende zgjat dhe se nuk mund të tregojë informacione më të hollësishme. “Sipas informacione fillestare diçka që e kuptuam është se ka goditur bankinat”, shtoi ajo.

Prokurori publik shtetëror, Joveski tha se është i sigurt se mjekët bullgarë dhe punonjësit mjekësorë po ndërmarrin gjithçka që është e nevojshme për udhëtarët e lënduar dhe gjatë u kësaj shprehu ngushëllime familjeve të të mbijetuarve për këtë tragjedi të madhe në të cilën humbën jetën edhe 12 fëmijë.

Autobusi me regjistrim të Maqedonisë së Veriut ka hyrë në Bullgari nga Turqia përmes vendkalimit kufitar “Kapitan Andreevo” diç pas orës 21, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 2 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut në rrugën magjistrale “truma” në rrugën Sofje – Bllagoevgrad.Sipas informacione të fundit, në autobus ka pasur 53 persona, prej të cilëve 64 e kanë humbur jetën, ndërsa shtatë persona janë të lënduar janë dërguar në spitalin në Sofje. 

Related posts

Lëvizja Besa demanton: Thaçi gënjeu prap sonte , si shumë hera tjera

D V

Pahor: Shkupi bëri gjithçka, madje edhe më shumë, ndërsa çka mori kthim nga BE-ja – asgjë, edhe më pak

D V

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More