Agjencia Zhurnal.mk.

Joveski: Pjesa e motorit të autobusit nuk është përfshirë nga zjarri, identifikimi i viktimave duhet të përfundojë për disa ditë

Shkup, 25 nëntor – Kur isha në vendin e ngjarjes kishte katër tuba plastike të cilat ishin të lidhura dhe aspak nuk ishin të dëmtuara. Tubat ishin pas autobusit, por hulumtuesit më njoftuan se ato ishin në hapësirën tek motori, ku është vendosur akumulatori dhe ndaj tij ka hapësirë të zbrazët dhe këtu ishin tubat. Ajo pjesë e autobusit është më së paku e dëmtuar, pjesa tek motori aspak nuk është përfshirë me zjarr, theksoi sonte prokurori kryesor publik Lubomir Joveski, duke shtuar se edhe prokurori publik bullgar i cili e zhvillon rastin sot I përgënjeshtroi rrethanat se në këto tuba kishte naftë.

 

Lidhur me vizitën e nesërme të hetuesve bullgarë, Joveski në intervistë për TV Sitel theksoi se qëllimi fillestar i vizitës së hetuesve dhe i prokurorit publik është mbledhja e materialeve mjeko-ligjore të marra nga familjarët e viktimave dhe kryerja e analizës së ADN-së, e cila më pas do të të krahasohet me autopsinë e të vdekurve në Bullgari dhe analizën e ADN-së së tyre.

Rreth informacionit se autobusin e kanë lëshuar tetë udhëtarë, ai tha se sipas deklaratës së njërit prej udhëtarëve të cilët janë në spital, kjo është e vërtetë.

“Po, informacioni është i saktë se autobusin e kanë lëshuar tetë udhëtarë, ky është informacion i udhëtarit i cili ishte në spital dhe i cili në fakt e ka thyer xhamin e pasmë të autobusit, u tha një informacion i tillë, por kjo megjithatë është vetëm vërejtja e tij, unë besoj se këto fakte, këto rrethana do të zbardhen në bazë të gjurmëve material”, tha prokurori.

Ai theksoi se ka informacione se udhëtarët në ata katër autobusë, të cilët kanë shkuar së bashku në udhëtim, shpesh herë kanë ndërruar vendet, përkatësisht disa prej tyre kanë kaluar nga një autobus në tjetrin, në momentin kur kanë ndaluar në pikat e karburantit apo kanë pushuar.

Joveski shtoi se në vendin e aksidentit është takuar me pronarin e kompanisë “Besa Trans”, por nuk ka biseduar me të për aksidentin, sepse ende nuk e dinë se si do të jetë natyra e tij në procedurë.

Ai theksoi se prokurorëve bullgarë u kanë premtuar se do ta sigurojnë tërë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën.

“Nga kompania “Besa Trans” është sekuestruar i gjithë dokumentacioni që e kanë pasur në pjesën e këtij udhëtimi për katër autobusët. Janë marrë kompjuterët në të cilët duhet të kryhet ekspertiza. MPB-ja vepron në pjesën e regjistrimit të këtij automjeti, Dogana në pjesën se si është larguar dhe si është regjistruar ky mjet në pikën kufitare dhe Ministria e Transportit për dokumentacionin për dhënien e licencave për këtë kompani për kryerjen e transporti dhe sa autobusë dhe cilët autobusë raportohen. Prokurorët bullgarë do t’i pyesin rojet e tyre kufitare se sa autobusë, të cilët udhëtarë janë të regjistruar në pikën kufitare, tashmë kanë siguruar kamera që mund të ndihmojnë në këtë situate”, theksoi Joveski. 

Related posts

MPJ bën thirrje çdo komunë ta respektojë emrin kushtetues të vendit

Z H

Ekspertët: Reformat në gjyqësor, të padukshme

D V

OBRM-PDUKM do të dorëzojë rezolutë për negociatat me Bullgarinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More