Agjencia Zhurnal.mk.

Joveski: Mostrat e ADN-së do t’u dorëzohen prokurorëve bullgarë

Shkup, 26 nëntor – Përfaqësuesit e Prokurorisë Publike të Bullgarisë sot mbërritën në Prokurorinë Publike të RMV-së dhe gjatë ditës së nesërme do t’iu dorëzohen analizat e ADN-së nga familjarët e viktimave, bashkë me dokumentacionin që është siguruar deri më tani, para së gjithash dokumentet e mara nga “Besa Trans” dhe të dhëna të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, informoi sot prokurori shtetëror publik, Lubomir Joveski.

 

Në ekspertizën për konfirmimin e identitetit nga analiza e ADN-së, Joveski theksoi se do të marrin pjesë edhe dy përfaqësues të Mjekësisë Ligjore, vetëm, siç tha, “me qëllim që të përshpejtohet procedura”.

Joveski, gjithashtu, informoi se në autobusin e djegur sot është gjetur edhe një trup i një udhëtari të vdekur, i cili është dërguar në Institutin e Bullgarisë.

“Bëhet fjalë për person nga mosha rinore. Në aksident kanë humbur jetën 45 udhëtarë, ndërsa shtatë janë dërguar për mjekim në spitalin e Sofjes”, deklaroi Joveski.

I pyetur se si katër ditë pas ngjarjes është gjetur edhe një trup, Joveski tha se Prokuroria ishte transparente në gjithë procesin dhe gjithçka që është ndërmarrë i është bërë e ditur publikut.

“Absolutisht jam i bindur se nuk ka kurrfarë dyshimi në gjetjen edhe të një trupi, sepse nga fotografitë që i patë, autobusi është dëmtuar. Gjatë ekspertizave adekuate në një pjesë të autobusit është gjetur edhe një trup. Sipas kësaj, e siguroj publikun se nuk ka kurrfarë dyshimi në atë që ma konfirmuan edhe prokurorët bullgarë dhe ky është fakt i pakontestueshëm”, deklaroi Joveski.

Sa i përket të a.q. “udhëtari i tetë”, Joveski tha se e gjithë kjo do të konfirmohet gjatë hetimit të cilin e bëjnë autoritetet bullgare.

“Udhëtarin e tetë e përmend vetëm një nga udhëtarët e lënduar, përderisa dokumentacioni tregon diçka tjetër. Në spital në mjekim janë sjellë shtatë udhëtarë”,. deklaroi Joveski.

Related posts

Zaev uron kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz

Redaksia

Ministri gjerman Rot shprehu ngushëllime për viktimat në zjarrin në Tetovë

D V

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese në rrugën Shtip – Milladinovci dhe Mavrovë – Dibër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More