Agjencia Zhurnal.mk.

Joveski dëshiron të bëhet gjykatës kushtetues

Shkup, 8 korrik – Prokurori publik republikan, Ljubomir Jovevski do të jetë gjykatës i ri kushtetues. Joveski është një nga tre favoritët e Qeverisë, transmeton Zhurnal.

 

Sipas burimeve nga shumica parlamentare, Joveski ka pranuar që të braktisë karrigen e prokurorit dhe ta zëvendësojë me atë të gjykatësit kushtetues. Ai është kandidat i dytë pas Fatmir Skender i cili do të kandidohet nga shumica në Kuvend deri në fund të muajit.

Jovevski i cili është jashtë shtetit për momentin, përmes një SMS porosie për Tv24 ka konfirmuar interesimin dhe shprehet se për të do të ishte sfidë e madhe.

“Është nder të jesh gjykatës kushtetues dhe kjo është arritja më e madhe për çdo jurist. Vendimin e sjellin deputetët dhe nëse ata duan që me përvojën time shumë vjeçare në Ministrinë e Drejtësisë, si gjykatës dhe si kryetar i gjykatës themelore Shkupi 2, prokuror publik, anëtar i këshillit të prokurorëve dhe prokuror shtetëror publik, mund të kontriboj në punën e Gjykatës Kushtetuese, do ta pranoj këtë funksion përgjegjës”, ka deklaruar Jovevski.

Në këtë listë duheshte të gjendet dhe sekretarja gjenerale e Kuvendit Cvetanka Ivanova por si duket ajo ka rënë nga lista e favoritëve.

Gjithashtu nga lista ka rënë edhe avokati nga Manastiri, Vasko Talevski.

Shumica për momentin nuk ka konfirmime për kandidatin e tretë kush duhet ta mer atë vend të Ivanovës. Kusht për kandidat për gjykatës kushtetues është që kandidati të mos ketë përcaktime partiake dhe politike.

Gjykata Kushtetuese në vend se me 9, tani vendosë me gjashtë gjykatës dhe kryetarja Dobrilla Kacarska disa herë publikisht ka bërë thirje të përmbushen vendet e zbrazura.//Zhurnal.mk

Related posts

Pa energji elektrike nesër do të jenë pjesë të komunave Saraj, Kisela Vodë dhe Karposh

Z H

Civil: Institucionet të parandalojnë dhunë në procesin zgjedhor

Z H

Arifi: Rikonstruimi i rrugës Tetovë-Xhepçisht kap vlerën afro 40 milionë denarë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More