Agjencia Zhurnal.mk.

Joveski flet për marrëveshjen Gashi-Zaev për rastet e montuara gjyqësore

Shkup, 7 dhjetor – Pasi AFrim Gashi kërkoi nga kryeministri Zoran Zaev një hetim ndërkombëtar për disa raste gjyqësore sikurse “Monstra”, “Lagja e Trimave”, “Alfa” e “Almiri”, si një nga kushtet për hyrje në Qeveri, është kontaktuar dhe kryeprokurori republikan, Ljubomir Joveski.

 

Ai shprehet se Prokuroria vepron në mënyrë joselektive dhe në mënyrë profesionale duke përfshirë në çdo proces çdo dëshmi materiale apo verbale, ndërsa sa i përket marrëveshjes, ai thotë se është një marrëveshje politike dhe nuk dëshiron ta komentojë atë, informon Zhurnal.

“Prokuroria Publike nuk komenton deklarata të dhëna nga politikanë lidhur me lëndët në kompetencë tonën. Prokuroria Publike vepron në mënyrë profesionale dhe joselektive për të gjitha lëndët, kryen hetime profesionale dhe gjithëpërfshirëse, dhe i mbledhë të gjitha dëshmitë materiale e verbale në lëndët ku vepron, duke filluar nga qëllimi – të ndiqet krimi dhe kryerësit të përgjgjen sipas ligjit”, ka deklaruar Joveski.

Në këtë drejtim siç shton Joveski, duhet proceset të zhvillohet sipas rregullave ligjore.

“Procedurat gjyqësore për procedura të caktuara janë të monitoruara nga organizata të caktuara ndërkobmëtare. Përskaj kësaj, pas përfundimit të mjeteve juridike në vend, pala e pakënaqur mund të ngritë procedurë para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Prokuroria është e gatshme, ashtu si deri tani, në bazë të ligjit të bashkëpunojë me organizata ndërkombëtare dhe t’i zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut”, thotë Joveski.//Zhurnal.mk

Related posts

Stoev: Shkupi duhet ta bindë Sofjen se dëshiron zgjidhje për problemet

Z H

Editorial / A ka rrezik nga ndikimi rus dhe si të veprojë BE-ja!

R Zh

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira to vogla deri në mesatare lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More