Agjencia Zhurnal.mk.

Jovanoviq: Lypsarët janë viktimë e një biznesi të madh me përfitime të mëdha

Shkup, 7 tetor – Shoqata “Ndërtojmë të ardhmen” vite me radhë ka punuar në ndihmën e fëmijëve pa prindër të cilët kur të bëhen 18 vjeç, do të kishin probleme për t’u kyçur në shoqëri. Tani mbështetja e kësaj shoqate zgjerohet në përkujdesjen dhe ndihmesën e fëmijëve lypsarë.

 

“Institucionet duhet ta kryejnë punën e tyre. Për atë si duhet të menaxhojnë me lypsarët dhe për ndihmën e kësaj kategorie të qytetarëve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për lypsarë në moshë apo të mitur, tanimë 12 vite ekziston protokol”, thotë Ilija Jovanoviq nga shoqata “Ndërtojmë të ardhmen”, në një emision në Tv24, informon Zhurnal.

Kur bëhet fjalë për fëmijë lypsarë, Jovanoviq kërkon intervenim nga kompetentët. Së pari të vendosen fëmijët lypsarë në shtëpi të vogla familjare apo kujdestarie, ndërsa prindërve që keqpërdorin fëmijët e tyre, t’u meret e drejta e prindërisë.

Jovanoviq informon se në fund të shtatorit tanimë ka filluar të zbatohet ky protokol me ndihmën e Qendrave për kujdes social. Fëmijët lypsarë largohen nga rrugët, trajtohet e drejta prindërore përmes bisedimeve me prindërit biologjik, ndërsa mjetet që i kanë marë përmes keqpërdorimit të punës së fëmijëve, u meren nga Agjencia për Pasuri të konfiskuar. Ai shton se sipas regulloreve të tanishme, procedura për marjen e të drejtës prindërore zgjatë shumë dhe për këtë shoqata ka folur edhe me ministren për punë sociale.

Shërbimet duhet të veprojnë edhe sipas denoncimeve të qytetarëve, apelon ai.

“Qytetarët janë bashkëpjesmarës në dukurinë e kërkim lëmoshës me çka u japin para lypsarëve. Kështu, atyre nuk u konvenon të punojnë, por vazhdojnë me kërkim lëmoshë”, thotë Jovanoviq dhe shton se do të kërkojë ndryshime në kodin zgjedhor, me çka do të dënohet pjesmarja e tillë nga keqpërdoruesit./Zhurnal.mk

Related posts

Ndërpritet puna për zhbllokimin e rrugës Shkup-Bllacë, qarkullimi zhvillohet vetëm me një korsi

Xh M

Shqiptohen 333 sanksione për tejkalim të shpejtësisë në vend

Xh M

Nga nesër qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të aplikojnë për pasaportave me emrin e ri

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More