Agjencia Zhurnal.mk.

Jorginho shihet si favorit për të fituar Topin e Artë në këtë vit

Jorginho është lojtari që po i prin garës për të fituar Topin e Artë, sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport.

 

Mesfushori i Chelseat që përfaqëson Italinë në Euro 2020, ka prodhuar paraqitje të mira në këtë vit.

Si ashtu te Chelsea, mesfushori po shkëlqen edhe te Azzurët, derisa gjenden në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Italia po cilësohet aktualisht si favoritë për të fituar trofeun më të madh për përfaqësueses në Kontinentin e Vjetër, e kjo mund t’i jepte shpresa të mëdha Jorginhos për Topin e Artë.

Në rast se Italia e fiton Euro 2020, atëherë mediat në ishull raportojnë se mesfushori do ta rrëmbejë çmimin më të madh individual.

Related posts

Drejtuesit e FHK-së janë takuar me presidentin e KOK-ut

D V

Drejtuesit e Man Utd të bindur se Zidane është pasuesi ideal i Solskjaerit

D V

“Portieri më i mirë në botë nuk shkon në PSG” – Cassano e godet Donnarumman

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More