Agjencia Zhurnal.mk.

Jonathan David objektivi kryesor i Realit për repartin e sulmit

Real Madridi vazhdon të kërkoj një sulmues për edicionin e ri, pasi largimi i Mariano Diaz është mëse i sigurt.

Los Blancos synojnë ta afrojnë një sulmues cilësorë të cilin do ta kenë edhe për të ardhmen, pasi Karim Benzema pritet të qëndroj vetëm edhe një vit në Santiago Bernabeu.

Shumë emra janë përfolur për një transferim në kryeqytetin spanjoll, për Jonathan David mbetet objektivi kryesor i madrilenëve për fazën e sulmit.

Sulmuesi kanadez është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në 38 ndeshje zyrtare ka realizuar 24 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Madrilenët prej kohësh e kanë ndjekur kanadezin dhe trajneri Carlo Ancelotti ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.

Megjithatë problemi qëndron tek Lille, që synon të fitoj 70 milionë euro nga shitja e tij, shumë që Reali po synon ta ulë për disa milionë.

Në garë për reprezentuesin kanadez janë edhe Chelsea, Bayern Munich dhe Manchester United.

Related posts

Ramsdale do të largohet nga Arsenali, por do të mbetet në Ligën Premier

D V

Shiten 100 mijë fanella të Harry Kane, Bayerni e nxjerr pagën për një vit të sulmuesit anglez

D V

“Kam pasur marrëveshje me Real Madridin, Guardiola më donte te Barcelona”, Pirlo zbulon disa të pathëna

D V