Agjencia Zhurnal.mk.

Jolevski: Presim shumë punë nga kreu i ri i Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion

Shkup, 7 nëntor 2022 (MIA) – Presim që Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ta përfundojë punën ashtu siç duhet dhe kreu i ri të marrë të gjitha masat për të funksionuar sipas detyrave dhe përgjegjësive që ka. Ky krim do të ndiqet penalisht, respektivisht do të përfundojnë më shumë lëndë që janë në juridiksionin e asaj prokurorie, deklaroi sonte kryetari i Këshillit të Prokurorëve publikë, Antonio Jolevski, pas shpalljes së rezultateve të votimit për kryetar të ri të PTHP NJKOK-së, sipas të cilit Islam Abazi ka fituar më shumë vota.

 

Komisioni për zgjedhje pranë PTHP-së njoftoi se më së shumti vota, 66, ka fituar Islam Abazi. I dyti, nga katër kandidatët për nga numri i votave është Ermon Neziri me 64 vota. Desa Paunovska ka marrë 10 vota, ndërsa Vilma Ruskovska 14 vota.

Pas shpalljes së rezultateve, kryetari i Komisionit, Vlatko Gjeorgiev, për Abazin tha se është një person jashtëzakonisht i mirë dhe një profesionist jashtëzakonisht i mirë.

Nga Komisioni thonë se brenda shtatë ditëve, Islam Abazi duhet të emërohet në krye të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas Ligjit, siç theksohet nga Komisioni, katër kandidatët, si dhe zgjedhësit kanë të drejtë të kundërshtojnë rezultatet e votimit.

Komisioni informoi se në njësinë zgjedhore 1 – Prokuroria e lartë publike Manastir votuan 20 prokurorë. Islami mori 13 vota, Neziri Ermon – katër vota, Paunovska Desa nuk ka asnjë votë, Vilma Ruskoska një votë. Dy fletëvotime janë të pavlefshme.

Njësiti zgjedhor numër 2 – Prokuroria e lartë publike Gostivar, 18 votues. Islami 16 vota, Neziri nuk ka marrë asnjë votë, Paunovska dy vota dhe Ruskoska asnjë votë.

Në njësitin zgjedhor numër 3, Prokuroria e lartë publike Shkup, votuan 91 prokurorë. Islami 24 vota, Neziri 47 vota, Paunovska pesë vota dhe Ruskoska 12 vota. Një fletëvotim i pavlefshëm, dy prokurorë nuk votuan.

Vendvotimi numër 4 – PP e lartë Shtip – votuan 21 votues, nga 23. Islami fitoi shtatë vota, Neziri 12 vota, Paunovska dy vota, Ruskoska nuk mori asnjë votë.

Njësiti zgjedhor numër 5 – PP e RMV-së – 11 votues, Islami gjashtë vota, Neziri një votë, Paunovska një votë, Ruskoska një votë. Një fletëvotim është i pavlefshëm, ndërsa një prokuror nuk ka votuar.

Related posts

Shpërngulja e të rinjve problemi më i madh në vend, porisiti Sela në Kërçovë

D V

Do të nënshkruhet memorandum për rrugën e përbashkët europiane me Serbinë

Xh M

Ahmeti me bashkëpartiakët përkujtuan Skenderbeun, vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More