Agjencia Zhurnal.mk.

Joaquin Correa nga Lazio te Inter pothuajse e kryer, mbeten vetëm detajet e marrëveshjes

Interi më në fund është në prag të përfundimit të marrëveshjes për sulmuesin e Lazios, Joaquin Correa, për 30 milionë euro të ndara në tre këste, plus 1 deri në 2 milionë euro bonuse.

 

Argjentinasi kishte qenë ndër zgjedhjet e para, pasi ishte kërkesë e trajnerit Simone Inzaghi, i cili ka punuar më të edhe në Stadio Olimpico.

Sipas Sportitalia dhe Gazzetta dello Sport, sot palët kanë mbajtur një takim, ku  kanë diskutuar për lojtarin.

Tani pritet edhe një takim për të finalizuar kushtet e marrëveshjes, ku Lazio të marrë 30 milionë euro në tre këste.

Lazio kishte zbritur çmimin fillestar prej 40 milionë eurosh në 35 milionë euro, ndërsa oferta ishte 30 milionë euro përfshirë bonuset e lidhura me paraqitjen.

Everton kishte ofruar pak më shumë, por Correa e kishte bërë shumë të qartë se ai donte të qëndronte në Serie A dhe posaçërisht favorizoi Interin.

‘Tucu’ Correa sapo ka mbushur 27 vjeç dhe sezonin e kaluar shënoi 11 gola dhe dha gjashtë asistime në 38 ndeshje për Lazion.

Related posts

Rummenigge: Pa Messin, Barcelonës i ishte thyer shpirti

D V

Kjaer me mesazh për tifozët: Faleminderit për mbështetjen dhe mesazhet

D V

E la Ronaldon në bankën rezervë, Allegri zbulon pse e mori këtë vendim

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More