Agjencia Zhurnal.mk.

Joakim Maehle, zbulimi i madh i EURO 2020: Donte ta linte futbollin, sot kushton tri herë më shumë se sa që u ble nga Atalanta

Mbrojtësi i djathtë danez Joakim Maehle ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira në këtë kampionat Evropiane.

Joakim Maehle është rritur duke luajtur për ekipin e qytetit të tij të lindjes, Ostrevra, i njëjta me të cilën gjyshi i tij, Kjed Pedersen, luajti ndeshjen e tij të fundit në moshën 63 vjeçare.

“Ai ishte portier, pastaj u bë president. Ai është një mit i pakapërcyeshëm”, kujton Daniel, vëllai i mbrojtësit të Atalantas.

EURO 2020, CZE vs DEN preview: Denmark ready for 'war' against Czech  Republic in quarterfinal - Sportstar

Homazhi më i mirë për gjyshin u bë duke shënuar gol ndaj Uellsit (0-4) më 26 qershor. Kishin kaluar dy vjet nga vdekja e tij.

“Ai gol u shkrua në qiell. Gjyshi dhe babai ndikuan shumë që Joakim të ishte një futbollist”, tregon Daniel.

Ai pothuajse e la futbollin për të shkuar në studime në SHBA

Zbulimi i madh i EURO 2020 ishte gati ta linte futbollin. Kur ishte i ri, ai kishte probleme me ijet dhe Aalborg nuk vendosi t’i jepte atij kohë.

“Ai kishte filluar hapat për të marrë një bursë dhe për të shkuar për të studiuar në SHBA. Për fat të mirë, disa ditë më vonë, atij iu ofrua kontrata e tij e parë profesionale”, kujton Daniel në ‘La Gazzetta’.

Get to work' - Arsenal fans have told Edu his next transfer priority after Joakim  Maehle magic - football.london

Mbrojtësi e pranon që do të donte të ishte mësues në të ardhmen. “Do të kisha dashur të isha një mësues i Edukimit Fizik”, pranon vetë Joakim.

Nga një ‘The Smurfs’, deri në trefishimin e vlerës së tij

Genk nënshkroi me Maehle për 1.3 milion në vitin 2017 dhe me ‘De Smurfen’ (‘The Smurfs’), ai u bë i njohur për publikun në Ligën e Kampionëve në edicionin 2019/20.

Man of the match:Joakim Maehle( KRC Genk-Charleroi) - YouTube

“Marseille e donte atë një vit më parë, por transferimi i tij u prish. Unë isha i shkatërruar dhe hodha telefonin shumë larg”, tregon vëllai i tij.

Më në fund ai kaloi te Atalanta në janar për 10 milionë euro.  Tani, Southampton do të ishte i gatshëm të ofronte deri në 28 milionë euro.

Ndër më të mirët në Euro

Shifrat e vendosin Maehle në mesin e lojtarëve më të mirë në Euro 2020. Ai shënoi kundër Rusisë (1-4), përsëriti suksesin edhe kundër Uellsit (0-4) dhe dha një asistim të shkëlqyeshëm nga jashtë zonës me stilin e Modric apo Quaresma, në fitoren ndaj Republikës Çeke (1-2) në çerekfinale.

Numri ‘5’ i Danimarkës është kudo: ai është lojtari i dytë në Euro me më shumë goditje në portë (7) dhe i nënti me më shumë kilometra të përshkuar (52.6).

“Nuk e di nëse ai ende po vrapon”, kishte thënë pas një ndeshje me shaka trajneri Kasper Hjulmand.

Ai ka shitur 100 fanella të Atalanta në qytetin e tij

Në qytetin e tij, i cili ka 1,300 banorë, ai është bërë një idhull.

“Ostrevra është bërë i famshëm në Danimarkë. Ka vetëm një dyqan sportiv dhe 100 bluza të Atalanta janë shitur tashmë”, tregon vëllai i tij Daniel.

Joakim thotë para ndeshjes me Anglinë: “Ne nuk kemi frikë nga askush”.

Related posts

Akil Gjakovës nuk i caktohet masa e paraburgimit

Xh M

Gjigantët evropianë ndjekin Paulo Dybalan

D V

FA Cup konfirmon dy ndryshime të mëdha nga sezoni i ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy