Agjencia Zhurnal.mk.

Jo “fushë me lule”? Punësimi në Gjermani: 4 në 5 vetë hasin probleme

Gjermania është parë prej kohësh si “tokë e premtuar” për emigrantët, sidomos nga Ballkani Perëndimor.

Por ndonëse është treguar se ky vend kërkon punonjës nga vende të ndryshme, sidomos të kualifikuar, edhe për ata që e dëshirojnë shumë këtë vend, nuk është gjithçka fushë me lule.

Një sondazh jo-përfaqësues i zhvilluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) me afro 30.000 persona që duan të shkojnë në Gjermani për arsye punësimi, rreth katër nga pesë pjesëmarrës thanë se pengesa më e madhe dhe gjëja më e vështirë është gjetja e ofertave për punë dhe kontaktimi me punëdhënësit.

Në anketën e realizuar në emër të Ministrisë Gjermane të Punës, tre nga pesë të anketuarit deklaruan se do të dëshironin ndihmë edhe për mësimin e gjuhës gjermane.

74 për qind e pjesëmarrësve kanë diplomë universitare. 70 për qind e atyre, që deklaruan se ishin të interesuar për të ardhur në Gjermani për të punuar janë meshkuj. Pothuajse gjysma e emigrantëve potencialë ishin beqarë. Nga të tjerët rreth 80 përqind u shprehën se do të sillnin familjet me vete. Kontrata e punës është zakonisht parakusht për emigrimin në Gjermani.

Që nga viti 2020 në këtë vend kanë pasur mundësinë të shkonin për një gjysëm viti për të kërkuar punë edhe punonjës me kualifikime që njihen në Gjermani.Këtë javë qeveria gjermane prezantoi pikat kryesore të një ligji për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar, i cili synon të thjeshtojë rregullat e deritanishme dhe të heqë pengesat.

Related posts

Në vendin ku u eliminuan 6 shqiptarë, mbi 500 arrestime pas gjendjes së jashtëzakonshme

Xh M

​Moldavia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë

Xh M

Zemërim në Rusi për sulmin që vrau qindra trupa në Ukrainë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More