Agjencia Zhurnal.mk.

Jo Arsovska por LSDM i ka porositur 25 bilbordet kundër Mickoskit nëpër Shkup

Shkup, 20 shtator – Bilbordet që gjatë vikendit ishin vendosur nëpër Shkup, si vazhdim i zënkës publike mes kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe VMRO-DPMNE-së, parti e cila mbështeti kandidimin e saj, nuk i ka porositur Arsovska por LSDM-ja, informon Zhurnal.

 

Këtë e kanë konfirmuar nga vet partia e LSDM-së, ku në një përgjigje për “Fokus” thonë se ata kanë porositur 25 bilborde për të treguar të vërtetën.

“LSDM në 25 bilborde në Shkup vetëm e tregoi të vërtetën të cilën shkupjanët shumë mirë e dinë, ato janë arsyet e përpasjeve në VMRO-DPMNE, para tenderë dhe duart në mjaltë”, thonë nga LSDM.

Bilbordet janë në pronësi të kompanisë “Akcent Media”, pronar i të cilit është Filip Spasovski. Ai tha se nuk guxon të publikojë sekrete pune në opinion.

Për momentin nuk dihet sa para LSDM ka harxhuar për vendosjen e bilbordeve edhe pse partitë fitojnë para nga buxheti i shtetit.

Bilbordet me fotografinë e Mickoskit dhe pyetjen ku është kryetari “shpic”, gjatë vikendit u vendosën në Shkup ndërsa fotografi të shumta u publikuan në rrjetet sociale.

“Para, tenderë dhe interese biznesi të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. A për këto u përplas me qytetin e Shkupit? 136 milion euro!”, shkruan nëpër bilborde./Zhurnal.mk

Related posts

Shkelja e kodit etik nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, sot debaton komisioni për regulloren e punës

Z.H

Rexhepi: Programi im është bërë më material të recikluar

Redaksia

Tensione të forta në këshillin e Komunës së Kërçovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More