Agjencia Zhurnal.mk.

Jeton Biqkaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Kamenicës

Dega e LDK-së në Kamenicë në mbledhjen e kryesisë me kryetarë të nëndegëve të kësaj partie, ka vendosur që në mënyrë unanime, kandidat për zgjedhjet lokale të jetë Jeton Biqkaj.

 

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga dega e LDK-së në këtë komunë.

“Dega e LDK-së në Kamenicë,në mbledhjen e kryesisë së Degës me kryetar të nëndegëve sot vendosi unanimisht që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës në zgjedhjet e 17 tetorit të jetë Jeton Biqkaj”, thuhet në komunikatën e tyre.

Zgjedhjet Lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Aktualisht kryetar i Kamenicës është Qëndron Kastrati i PSD-së.

Related posts

Kurti: BE-ja t’i mbajë premtimet

N E

Kurti për ministrin Rakiq: Nuk mori pjesë në protestën e qytetarëve serbë, ishte atje për të mos lejuar që situata të eskalojë

D V

Arrijnë në Kosovë 3.3 milionë fletëvotime për zgjedhjet e 17 tetorit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More