Agjencia Zhurnal.mk.

Jesus duket se po ia “hap telefonin” Arsenalit

Gabriel Jesus tanimë duket se e ka “kapur telefonin”, anipse nuk ka shënuar ndonjë gol së fundi për Manchester Cityn.

Braziliani kësaj radhe nuk po tenton ta marrë askënd, thjesht po u përgjigjet thirrjeve të Arsenalit në lidhje me një transferim të mundshëm në “Emirates Stadium”.

“Topçinjtë” janë shumë të interesuar për të dhe e kanë pikëtuar si objektivin e parë për qendrën e sulmit pas largimit të Alexandre Lacazette.

Siç raportojnë mediet angleze, me theks të veçantë Mirror dhe Telegraph, lojtari ka rënë dakord për një kalim te londinezët. Kanë mbetur vetëm edhe pak çështje, jo të rëndësisë parësore, për t’u zgjidhur.

Ardhja e Erling Haaland te “Qytetarët” e bën edhe më të mundshëm këtë transferim.

Refuzimi i thirrjeve nga e dashura, për çka edhe lindi ideja e festimit të famshëm të Jesus, tashmë i takon së shkuarës. Lojtarin aktualisht po e duan shumë skuadra, përfshirë këtu edhe vetë Manchester Cityn.

Related posts

Thyhet rekordi, vjen debutimi më i ri në historinë e futbollit profesionist me vetëm 13 vjet

D V

Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë

D V

Pepe nuk ndryshon kurrë, tani një postim në rrjetet sociale rrezikon që të marrë një dënim shembullor

D V