Agjencia Zhurnal.mk.

Java Globale e sipërmarrjes 2022

Shkup, 14 nëntor – Këtë vit vendi do të jetë sërish pjesë e Javës globale të sipërmarrjes (JGS), e cila mbahet prej sot deri më 20 nëntor.

Bëhet fjalë për një nismë njëjavore globale, që ndodh njëkohësisht në më shumë se 200 vende të botës dhe lidh mbi 10.000 partnerë në aktivitete dhe ngjarje që synojnë promovimin e sipërmarrjes, forcimin e partneriteteve ekzistuese dhe krijimin e partneriteteve të reja, si dhe vendosjen e marrëdhënieve të reja për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e ekosistemit sipërmarrës në vend.

Katër temat e edicionit të 15-vjetorit të JGS-së janë përvetësimi i aftësive sipërmarrëse brenda arsimit formal dhe joformal, frymëzimi i komuniteteve dhe organizatave për të arritur një bashkëpunim më të mirë, promovimi i përfshirjes më të madhe, si dhe krijimi i politikave cilësore, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet ekosistemit dhe vendimmarrësve. Pjesë e fokusit këtë vit është sipërmarrja e të rinjve dhe të rinjtë, si dhe teknologjia e gjelbër dhe sipërmarrjet e qëndrueshme sipërmarrëse.

Në kuadër të JGS-së janë planifikuar më shumë se 45 ngjarje me mbi 100 folës, ndërsa nikoqire në vend është shoqata Startap Maqedoni, e cila së bashku me partnerë dhe bashkëpunëtorë të shumtë nga sektori privat dhe civil dhe arsimi i lartë do të flasin për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me mundësitë dhe sfidat, me të cilat përballet ekosistemi.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy