Agjencia Zhurnal.mk.

Java e CEFTA 2021

Shkup, 13 dhjetor – Shkupi në katër ditët e ardhshme është nikoqir i Javës së Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore – CEFTA 2021, në të cilën, siç është paralajmëruar do të marrin pjesë funksionar të lartë nga CEFTA, përfaqësues ekonomik, diplomatë dhe përfaqësues të BE-së dhe organizata tjera ndërkombëtare.

 

Ndër folësit në Javën e CEFTA-s “15 YEARS MAKING TRADE HAPPEN”, siç është paralajmëruar, të enjten më 16 dhjetor të vitit 2021 janë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi; Komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varheji; Marko Çadezh kryetar i Bordit të Forumit të Investimeve të Odave të Gjashtë Vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6-CIF); Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të RSS Majlinda Bregu dhe drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s Emir Gjikiq, që është mundësi e shkëlqyer për të përmbledhur rezultatet dhe arritjet e presidencës njëvjeçare të CEFTA-s që në vitin 2021 e pati Maqedonia e Veriut.

Java e CEFTA-s 2021 do të fillojë me takime zyrtare të organeve të CEFTA-s dhe disa punëtori, të organizuara në bashkëpunim me partnerët nga Zyra e Bashkimit Evropian për Pronësi Intelektuale, USAID Maqedonia e Veriut dhe Forumi i Investimeve 6 në Ballkanin Perëndimor dhe me mbështetjen e Komisionit Evropian. Ngjarjet do t’i kushtohen temave të lidhura me tregtinë që dalin nga Plani i veprimit të përbashkët rajonal të tregut, si tregtia elektronike, njohja e certifikatave dhe procedurave, kualifikimet, licencat, të drejtat e pronësisë intelektuale.

Fillimi i Javës së CEFTA 2021 do të shënoj me vebinarin publik onlajn i cili do të mbahet sot në ora 12 për të paraqitur sistemin SEED+ si azhurnim të Sistemit aktual funksional për shkëmbimin elektronik të të dhënave që me sukses i ndërlidhë drejtoritë doganore në CEFTA dhe do të zgjerohet edhe në agjencitë tjera. Pjesëmarrësit poashtu mund të njihen me bazat e të dhënave të CEFTA-s, përfshirë edhe statistikën për “korridoret e gjelbëra”.

Related posts

Përsëritet konkursi për pranimin e studentëve në konviktet shtetërore

D V

Sela: Këta që nuk kanë fobi nga lartësia, unë po ju them që do i thyen hundët shumë keq më 17 tetor

D V

Mucunski: LSDM nuk janë të sinqertë për të pranuar rezolutën, po bëjnë obstruksione

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More