Agjencia Zhurnal.mk.

Java e 11-të zhvillohet në fundjavë, nxehtë në Suharekë e Podujevë

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së 11-të që do të zhvillohen në fundjavë.

Tri ndeshje do të zhvillohen ditën e shtunë, derisa dy të tjera të dielën me fillim nga ora 13:00.

Llapi rikthehet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ku do të jetë nikoqir i Dritës të shtunën nga ora 13:00.

Po të shtunën zhvillohen edhe dy sfidat të tjera, Gjilani – Feronikeli dhe Malisheva – Ulpiana.

Ndërkohë ditën e diel në program janë edhe dy ndeshje të tjera për tu zhvilluar.

Kryendeshja e kësaj xhiro zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani pret Prishtinën.

Ndërkohë takimi tjetër i ditës së diel luhet në Skenderaj, ku Drenica pret Dukagjinin e Klinës.

/Gazeta Olle/

Related posts

Cuculi: Kam respekt për Ballkanin, por duam t’i marrim tri pikët

Redaksia

Seancë e Komisionit për antikorrupsion

Z.H

Trajçe Pelivanov do të zëvendësojë Ruskovskën deri në një vendim përfundimtar

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More