Agjencia Zhurnal.mk.

Japonia trondit Gjermaninë duke e mposhtur me përmbysje

Japonia ka fituar me rikthim ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin E në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

 

Gjermanët ishin duke fituar dhe duke dominuar ndeshjen, por humbën në minutat e fundit përballjen e zhvilluar në Khalifa International Stadium të Dohas.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të gjermanëve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 33-të me anë të Ilkay Gundogan, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.

Në fakt, Gjermani shënoi edhe në minutën e 44-të me anë të Kai Havertz, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Japonia befasisht u rikthye ‘egër’ duke luajtur si e barabartë, por arriti të shënoj në fund dy gola për të marrë një fitore të madhe.

Ritsu Doan (75’) ishte ai i cili nga afërsia shënoi golin e barazimit 1-1, ndërsa Takuma Asano (83’) shënoi golin e epërsisë 2-1.

Deri në fund, Gjermani tentoi ta barazojë rezultatin, por pa sukses, pasi Japonia në fund iu gëzua fitores.

Në ndeshjen e radhës, Gjermania luan ndaj Spanjës, teksa Japonia takohet me Kosta Rikën.

Related posts

Grisse pa ndryshime, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Burkina Fasos

D V

Rikthehet Covid 19 në Serie A, katër të infektuar te Roma

Z.H

Martial përgënjeshtron trajnerin: Kurrë nuk do të refuzoj të luaj për Man United

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More