Agjencia Zhurnal.mk.

Japonia në garë për zbarkimin e një sonde hënore

Japonia po planifikon të dërgojë një sondë në Hënë, duke u bërë pjesëmarrësja më e fundit në një garë të re hapësinore të shekullit të 21-të që së fundmi pa Indinë të zbarkonte në Hënë si vendi i katërt në botë.

”Një mjet lëshues japonez H2A do të ngrihet nga porti hapësinor Tanegashima i Japonisë, në jugperëndim të vendit”, deklaroi ”Mitsubishi Heavy Industries”.

Nisja u shty disa herë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Raketa mbart tokëzuesin hënor SLIM të zhvilluar nga agjencia hapësinore japoneze ”Jaxa” për të testuar teknologjitë për ulje precize në sipërfaqen hënore.

Japonia, e cila po përpiqej të vendosej fort në biznesin fitimprurës të lëshimit të satelitëve, ka pasur disa pengesa këtë vit, përfshirë lëshimin e dështuar të një rakete të gjeneratës së ardhshme H3.

Një ulje e suksesshme në fqinjin më të afërt të Tokës do ta bënte Japoninë vetëm vendin e pestë që arrin një sukses të tillë.

Më 23 gusht, India zbriti një anije kozmike në Hënë, pasi një përpjekje e ngjashme nga Rusia dështoi disa ditë më parë.

Related posts

Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin

Xh M

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen 4 persona

Xh M

OKB: Situata në Haiti është katastrofike, po vijon të përkeqësohet

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky