Agjencia Zhurnal.mk.

Japonia goditet nga një tërmet 5,4 ballë

Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë ka ndodhur në prefekturën Wakayama në Japoninë jugperëndimore.

 

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), tërmeti u regjistrua në orën 09:28 me kohën lokale në thellësi prej 20 kilometrash në ngushticën Kiisuido.

Dridhjet janë ndier në Mie, Hyogo, Tokushima dhe Kagawa. Ndërkaq, në orën 06:37, një tërmet me magnitudë 4,8 ballë në thellësi prej 19 kilometrash goditi prefekturën Yamanashi, e cila ndodhet në perëndim të kryeqytetit Tokio.

JMA raportoi se tërmetet nuk paraqesin rrezik për cunami.

Related posts

COVID-19 – Gjermania shpall Rumaninë dhe Lituaninë si zona me rrezik të lartë

D V

Rregullatori i Brazilit miraton vaksinën kundër COVID-19 për fëmijët

D V

Ukraina në NATO? – Moska paralajmëron konflikt të gjërë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More