Agjencia Zhurnal.mk.

Japonia “e brengosur” për shkak të paralajmërimit për stërvitje ushtarake kineze

aponia sot ka shprehur “brengosje” për shkak të paralajmërimit të Pekinit se do të ndërmerr “aksion ushtarak” si përgjigje të vizitës së kryetares së Dhomës përfaqësuese amerikane, Nensi Pelosi në Tajvan, duke përfshirë edhe brenda në Zonën ekskluzive ekonomike japoneze.

 

“Rajoni detar ku Kina paralajmëroi stërvitje ushtarake nga 4 gushti, po ashtu, e përfshin edhe zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë japoneze, Hirokazu Macuno.

Tokio ia transmetoi Kinës brengosjen e vet për natyrën e stërvitjeve ushtarake, të cilat përfshijnë përdorimin e municionit luftarak.

“Paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit janë të rëndësishme jo vetëm për sigurinë e vendit tonë, por edhe për stabilitetin ndërkombëtar. Qëndrimi i Japonisë çdoherë ka qenë se çështjet lidhur me Tajvanin duhet të zgjidhen me rrugë paqesore, përmes dialogut”, tha zëdhënësi.

Në pyetjen nëse Japonia e përkrah vizitën e Pelosit në Tajvan, Macuno u përgjigj se Qeveria japoneze “nuk është në pozitë t’i komentojë vizitat ndërkombëtare të Pelosit.

Ministria tajvaneze e Mbrojtjes po ashtu ka shprehur brengosje për manovrat ushtarake të Kinës, pasi ato hyjnë në ujërat territoriale të Tajvanit, por presidentja tajvaneze Cai Ing Ven tha se Tajvani nuk do të heqë dorë.

Pelosi duhet ta vizitojë Japoninë në fund të javës.

Related posts

CMG-ja: SHBA-ja rikthehet në OBSh, pritet bashkëpunim

Z.H

SHBA në “aksion”, fut në listën e zezë ish-presidentin e këtij shteti

Xh M

Në Kiev, nis takimi i Zelenskyt me kryeministrat polak, çek dhe slloven

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More