Agjencia Zhurnal.mk.

Jansha për BNR: E kuptoj pozitën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, por doemos të gjendet kompromis

Sofje, 2 korrik – Kryeministri slloven, Janez Jansha për Radion kombëtare bullgare (BNR), ka deklaruar se e kupton pozitën e Bullgarisë rreth vetos së saj për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, pasi ai është vend anëtar i Unionit, por doemos të gjendet kompromis, njofton korrespondenti i MIA-s në Sofje.

 

“Kur jemi në një familje, e para vjen interesi i saj, pastaj tjerat. Patjetër të sillemi si familje, por doemos të përpiqemi dhe të gjejmë kompromis”, ka thënë Jansha për BNR.

Propozimin e presidencës portugeze për tërheqjen e vetos bullgare për fillim të negociatave me vendin, Jansha e ka vlerësuar si të mirë.

“Për Bullgarinë është mirë të pranohet kombi e cila flet gjuhën e njëjtë dhe ka kulturë të afërt. Ndoshta çështja është kontestuese, por duhet të kemi parashikim strategjik të gjërave”, ka shtuar Jansha. 

Related posts

494 raste të reja me Covid në Maqedoni

Z.H

Flet dëshmitari që i pari arriti te autobusi: Nuk ndjeva aromë nafte por aromë gomë e djegur

Z.H

Mjekët nga spitali i Dibrës në takim me kryetarin e Komunës Duka

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More