Agjencia Zhurnal.mk.

Jankullovska: Në selinë e VMRO-së kemi paur “sef” të madh 1.5 metra, ndonjëherë Gruevski vetë i merte paratë

Shkup, 7 dhjetor – Ish ministrja e punëve të mbrendshme, Gordana Jankullovska, sot me kërkesë të Prokurorisë Publike dëshmoi në seancën gjyqësore për rastin “Parcela në Vdno”, respektivisht për pasurinë e fshehtë t ëish kreministrit Nikolla Gruevski.

 

Jankullovska tha se mund të flasë për mënyrën e financimit të partisë në periudhën 2004-2006, kur ka qenë sekretare e përgjithshme e VMRO-DPMNE-së.

“Donatorët ishin relativisht të përmbajtur sepse partia ishte në opozitë, randaj nuk dëshironin të dihet publikisht se janë të afërt me VMRO-DPMNE. Ndodhte që donatori të bisedojë me kryetarin e partisë, tia shprehë kryetarit vullnetin për të dhuruar, dhe kryetari i kontraktonte kushtet dhe mënyrën se si munden t’i ndhmojnë partisë”, u kujtua Jankullovska, transmeton Zhurnal.
Ajo theksoi se ka ndodhur që kryetari (siç e quante Gruevskin gjatë dëshmisë), ta thërrasë deri sa është në takim me ndonjë prej donatorëve.
“Atëherë më tregonte se filan fisteku dëshiron të dhurojë aq para për partinë, Ndonjëherë donacioni jepej të njëjtën ditë, ose ka ndodhur t’i lënë paratë te kryetari nëse nuk kam qenë aty. Rregullaiva ishte më fleksibile. Mbahej evidencë joformale, por disave u kemi dhënë edhe vërtetim për pranim të parave. Nuk ishin shuma të mëdha, ato shfrytëzoheshin për funksionimin e përditshëm të partisë, për material të nevojshme në zyrë, benzinë…”, tha Jankullovska, transmeton Zhurnal.
Prokurorja Stefanovska e pyeti nëse ka pasur informacione se çfarë shume kanë qenë paratë që donatorët ia kanë dhënë personalisht Gruevskit?
“Unë kam mbajtur evidencë për shumën që më ëhstë dhënë mua, e nëse janë marë vesh për më pak ose për më shumë unë nuk kam informacion”, tha Jankulovska.
Duke u përgjigjur në pyetjen e prokurores, ajo tha se në zyrën e saj ka pasur dy sefë për para.
“Po kishte dy sefë në zyrën time, njëri ishte i madh 1.5 metro dhe një sef të vogël, si kasë, ku ruheshin paratë që shfrytëzoheshin në baza ditore. Sefi i madh praktikiht nuk ishte në funksion, sepse nuk ishte i hapur. Nuk e kam ditu as shfrën, e as nuk kam pasur çels”, tha Jankullovska.

Ajo shtoi se në selinë e vjetër të partisë ka pasur disa sefë për para në më shumë zyra.
“Mendoj se kishte sef edhe në zyrën e kryetarit”, shtoi Jankullovska.
Sipas akuzës në rastin “Parcelat në Vodno”, Gruevski nga viti 2006 deri në vitin 2012, si kryetari i VMRO-DPMNE, ka marë 1.3 milionë euro nga donacionet partiake që i ka ranuar personalisht, ose përmes komiteteve komunale. Nga tetori i vitit 2012 deri në shtator të vititt 2013, paratë i ka harxhuar për blerje të tokës ndërtimor në Vodno, resepktivisht në lokacionin mbi hotel”Panorama”, respektivisht te vendi i quajtur Sherbetlia.

Related posts

Përfundon takimi i Zaevit me Ahmetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

D V

Shilegov: Çdo vit do të ndajmë nga 1 milion euro për subvencione për klima inverterë

Z H

A do kërkojë Besa përkrahjen e koalicionit ASH-AAA në Tetovë? Flet për Zhurnal Arjanit Hoxha!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More