Agjencia Zhurnal.mk.

Janeva dhe Jankulloska shoqërohen në burg, ato janë vendosur në dhoma të posaçme

Shkup, 25 gusht – Ish prokurorja speciale Katica Janeva, tanimë një muaj është në burgun e Idrizovës, ku po e vuan dënimin prej shtatë viteve për rastin “Reket”.

 

Sipas disa burimeve brenda burgut, Janeva është e vendosur në një repart të grave ndërsa hapësira ku qëndron ajo, më tepër është si një dhomë normale se sa dhomë burgu. Këtë hapësirë ajo e ndanë me një të burgosur tjetër, transmeton Zhurnal.

Në repartin e njejtë dënimin e vuan edhe ish ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska. Ajo është në dhomë të posaçme, por gjatë ditës e ndajnë hapësirën edhe me Janevën. Ata dya kanë marrdhënie korrekte mes vete dhe nuk kanë urrejtje, dhe prandaj nuk ka nevojë të kufizohet takimi mes tyre.

Jankulloska po vuan dënimin prej katër viteve burg për rastin “Tanku”, të cilin e ngriti pikërisht PSP në krye me Janevën.

Rasti Reket nga ana tjetër ka arritur në Gjykatën Supreme, ku janë dorëzuar kërkesa për riinspektim të jashtëzakonshëm të aktvendimit të plotfuqishëm. Gjykata Apelit në korrik të këtij viti e konfirmoi aktvendimin e shkallës së parë me të cilën Janeva u dënua me shtatë vite burg ndërsa Bojan Jovanovski në 9 vite burg.//Zhurnal.mk

Related posts

Osmani-Matuella: Është i domosdoshëm mesazhi i qartë politik për të ardhmen evropiane të vendeve të rajonit

D V

Edhe dy ditë fushatë për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale

D V

Rihapja e teatrit Shqiptarë në Shkup, përplas ASH-AA e BDI-në

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More