Agjencia Zhurnal.mk.

Janev: Bullgaria i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar aksidentin

Sofje, 23 nëntor – Shteti bullgar ka reaguar sa më shpejt dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij aksidenti të tmerrshëm trafiku, ku humbën jetën 45 persona. Njëkohësisht tregohet kujdes i nevojshëm për të mbijetuarit, thotë kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Stefan Janev, në një postim në faqen zyrtare të Qeverisë bullgare në Fesjbuk.

 

Siç transmeton BTA, Janev u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave në aksidentin në autostradën Struma, i cili ndodhi sonte.

“Kjo është një tragjedi e madhe dhe e papërshkrueshme që na tronditi. Aktualisht, aktivitetet janë në dorë të autoriteteve hetimore. Kur është e nevojshme, do të mund të komentohet arsyeja që çoi në kaq shumë viktima. Le ta bëjnë punën e tyre organet hetimore”, tha Janev.

Janev gjithashtu shprehu besimin se janë mobilizuar të gjitha organet shtetërore, ndërsa MPB ka marrë masa për organizimin e trafikut në autostradën Struma.

“Më vonë, ne duhet të nxjerrim me kujdes mësimet e vërteta nga ky incident tragjik për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen. Për momentin, informacioni i vetëm i qartë është se autobusi me viktima dhe të lënduar është i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në lidhje me këtë, në orët e para të mëngjesit biseduam me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Si qeveri do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për t’u përballur me tragjedinë”, tha Janev.

Related posts

Tragjedia në Tetovë: 26 pacientë kanë qenë të hospitalizuar gjatë shpërthimit të zjarrit, 14 kanë ndërruar jetë

D V

CIVIL: Qytetarët ta përmbushin obligimin e tyre dhe të marrin pjesë në regjistrimin, dënim i politimizmit

Redaksia

Në “Tabanoc” pritet rreth 30 minuta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More