Agjencia Zhurnal.mk.

Janë zgjedhur prokurorë publikë në Prokuroritë Themelore Publike në Shkup, Gostivar dhe Kavadar

Shkup, 12 korrik – Pesë prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup dhe nga një në Gostivar dhe Kavadar janë zgjedhur në seancën e sotme të 82-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Nga gjashtë kandidatët e regjistruar në shpalljen për pesë, në Prokurorinë Themelore Publike Shkup janë zgjedhur Zoran Zdravev, Irina Spasovska, Emilia Mizo Dimkov, Fatmir Musa. Ajbejan Ajdini. ndërsa nuk është zgjedhur kandidati Igor Dimitriovski.

Në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar për prokurore është zgjedhur kandidatja Elizabeta Josifovska, ndërsa në PTHP Gostivar, Elena Mançeva Kostova, kandidatë të vetëm të regjistruar në shpalljet përkatëse për dy prokuroritë.

Më parë, në mbledhjen e sotme të 82-të, Këshilli i Prokurorëve Publikë i zgjodhi Artan Ajron dhe Natasha Goxhoskën prokurorë publikë në Prokurorinë e Lartë Publike dhe Natalia Tasevskën dhe Elvin Veliun në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Ndërkaq, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka edhe dy prokurorë të rinj, ndërsa njërit iu vazhdua mandati.

Bëhet fjalë për prokuroret Olivera Proeska, Verica Berxhetska Kërsteva dhe Milica Gavrillova, e cila edhe deri më tani ishte prokurore në PTHP NKOK. 

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy