Agjencia Zhurnal.mk.

Janë vaksinuar 27 persona me aftësi të kufizar nga Enti për rehabilitim

Shkup, 9 korrik – Në hapësirat e Entit për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve Shkup (Fushë Tophanë) sot u zbatua vaksinimi në terren kundër Kovid-19 të përfituesve – persona me aftësi të kufizuara intelektuale të akomoduar në Entin e rehabilitimit, si dhe të punonjësve. Vaksinimi është kryer nga ekipi i Qendrës Shëndetësore – Shkup, informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

 

“Njëzet e shtatë përfituesve, nga gjithsej 29 që qëndrojnë në institucion për një kohë të gjatë, morën dozën e parë të vaksinave kundër Kovid-19. Me rekomandimin e mjekut përgjegjës nga ekipi i vaksinimit, dy përfituesit e mbetur do të vaksinohen shtesë sa më shpejt që të lejojë gjendja e tyre shëndetësore. Punonjësit e zyrës dhe qendrave për punë sociale kanë dhënë pëlqimet e nevojshme për vaksinim nga prindërit ose kujdestarët e përfituesve”, thonë nga MPPS-ja.

Për më tepër, 11 punonjësit që ofrojnë kujdes dhe mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj klientit morën gjithashtu vaksinën e parë kundër Kovid-19.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje të gjithë punonjësve dhe përfituesve të sistemit të mbrojtjes sociale që nuk janë vaksinuar deri më tani të përdorin mundësitë e qasshme për vaksinim kundër Kovid-19 dhe të mbrojnë veten dhe shëndetin e të dashurve të tyre.

Related posts

Qeveria shpalli gjendje krize në sektorin energjetik në kohëzgjatje prej 30 ditëve

Z H

Ligji për shtetësinë e Maqedonisë nesër në Kuvend, nëse miratohet do të kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese

D V

Shilegov dhe Zaev të martën vizitojnë Çairin, do të zhvillohet debat i frytshëm me qytetarët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More