Agjencia Zhurnal.mk.

Janë shqiptuar 24 sanksione për autobusët që kryejnë transport të nxënësve, 18 në kontroll teknik

Shkup, 9 nëntor – MPB-ja sot në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 10:00 ka zbatuar kontroll të veprimit të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi.

 

Gjatë kontrollit janë konstatuar 24 kundërvajtje rrugore. Prej tyre, tre sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, një masë për drejtimin e automjetit më shumë se shpejtësia e lejuar, një sanksion për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, 18 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik…

Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, kumtoi MPB-ja.

Related posts

Ndalohet një person në Gjilan për dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit zyrtar

D V

Arrestohet 71 vjeçari nga Manastiri pasi kreu veprime seksuale ndaj një 8 vjeçare

Z.H

Arrestohet kontrabandist, ka transportuar migrantë nga India

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More