Agjencia Zhurnal.mk.

Janë shpallur rezultatet nga konkursi për bursa studentore për vitin 2021/2022

Shkup, 18 nëntor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shpalli rezultatet nga konkursi për ndarjen e bursave studentore për vitin akademik 2021/2022.

 

Në shpalljen e listave të fituesve të bursave të ndryshme kategorike, MASH informon se studentët të cilët e kanë marrë të drejtën e shfrytëzimit të bursës studentore duhet të shtypin dhe plotësojnë tre mostra nga kontrata për bursën përkatëse dhe së bashku me kopjen nga llogaria personale bankare, më së voni deri të martën, 30 nëntor të vitit 2021, t’i dorëzojnë deri tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës – direkt në librarinë e MASH-it ose përmes postës – dërgesë e rekomanduar me kthesë, në adresën: bul. “Shën Cirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup.

Fituesit e bursave të cilët nuk do të dorëzojnë marrëveshje në afatin e paraparë do të konsiderohet se anulohen nga e drejta e shfrytëzimit të bursës.

Kandidatët e refuzuar, megjithatë, do të kenë mundësi për ankesë në afatin paraprak, pasi në adresën të cilën e kanë theksuar gjatë aplikimit do të marrin zgjidhje nga MASH në të cilën do të theksohet arsyeja për shkak të së cilës aplikacioni nuk është pranuar.

Kandidatët e pakënaqur mund të dorëzojnë ankesë në studentski.stipendii@mon.gov.mk

Related posts

Filipçe: Nuk ka nevojë për kufizime dhe masa mbrojtëse, mjafton vaksinimi

Z H

Kalevska Vançeva: Për disa ditë numri i shumicës do jetë më i qartë

D V

5 nxënës të shkollës “Ismail Qemali” në mesin e viktimave – Ndërpritet mësimi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More