Agjencia Zhurnal.mk.

Janë sanksionuar 102 shoferë në Shkup, 39 nën ndikimin e alkoolit

Shkup, 2 janar – Në territorin e qytetit të Shkupit policia dje ka shqiptuar gjithsej 102 masa, në mesin e të cilave për vozitje nën ndikimin e alkoolit 39 sanksione dhe 23 sanksione për vozitje pa patentë shoferi, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Janë shqiptuar, siç informojnë nga MPB, edhe tri masa për kalim në semafor të kuq, dy masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, dy masa për shfrytëzim të celularit, katër masa për shoferë fillestarë, pesë masa për vetura të paregjistruara, dy masa për mosdhënie të përparësisë për kalim të këmbësorëve.

Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Related posts

Mot i ndryshueshëm me shi të përkohshëm dhe më freskët, deri në 18 gradë

D V

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy