Agjencia Zhurnal.mk.

Janë rritur çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

Shkup, 8 tetor – Çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja në gusht të këtij viti ishin më të larta për 2,3 për qind në nivel mujor, ndërsa për 16, 5 për qind në nivel vjetor, ndërsa çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej janë më të lartë për 1,7 për qind në nivel mujor, ndërsa për 14,1 për qind në nivel vjetor.

 

Sipas Entit shtetërore për statistikë, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industrialë në tregjet e huaja në gusht në krahasim me korrikun ishin më të larta në sektorin e Minierave dhe Guroreve për 1,1 për qind, ndërsa në sektorin e Prodhimit për 2,4 për qind. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, në sektorin Minierë dhe gurore janë më të larta për 20,7, ndërsa në sektorin Prodhim industrial për 16,2 për qind.

Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej, në gusht të këtij viti, në krahasim me muajin e mëparshëm, janë më të larta në sektorin e Minierave dhe Guroreve për 0,8 për qind, në sektorin e Prodhimit indisturial për 1,9 për qind dhe në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 1,0 për qind, ndërsa krahasuar me gushtin e vitit të kaluar janë më të larta në sektorin Minierë dhe gurore për 18,5 për qind, në sektorin Prodhim industrial për 13,3 dhe në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 21,3 për qind. 

Related posts

Trençevska: Do të ketë dialog social edhe për pagat në administratën publike

Z.H

Kovaçevski: Në vitin 2021 realizuam 79 për qind të investimeve kapitale, vazhdojmë me ritmin e njëjtë

Z.H

Bekteshi-Azeski: Po punohet për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike për nevojat e ekonomisë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More