Shkup, 29 tetor – Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 417 raste me Kovid-19 prej 2.964 testimeve të bëra. Janë shëruar 329 pacientë dhe nëntë kanë vdekur, kumtoi Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik. Në mënyrë shtesë është paraqitur edhe një person i vdekur në pajtim me Regjistrin e personave të vdekur me diagnose Kovid-19 nga Termini im, me datë të vdekjes 24 tetor 2021.
Prej të sapoinfektuarve, nga Shkupi janë 155, Prilepi-31, Kumanova dhe Velesi nga 26, Kavadari-24, Manastiri dhe Shtipi nga 17, Kriva Pallanka nga 14, Koçani-13, Tetova-11, Ohër dhe Probishtip nga 10, Radovish-7, Sveti Nikollë, Dellçevë dhe Kratovë nga gjashtë, Gjevgjeli, Resnjë, Berovë dhe Demir Hisar nga pesë, Strumicë, Kërçovë, Negotinë, Vinicë dhe Makedonska Kamenica nga tre, Pehçevë – 2 dhe një rast në Krushevë.
Nga nëntë personat e vdekur, nga dy janë nga Shkupi (60 dhe 64) dhe Koçani (45 dhe 64) dhe nga një person i vdekur nga Kumanova (75), Tetova (79), Shtipi (66), Manastiri (82) dhe Kriva Pallanka (38). Të gjithë kanë vdekur në kushte shtëpiake.
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga Termini im, është paraqitur person i moshës 84 vjeçare, me datë të vdekjes 24 tetor 2021, ka vdekur në kushte spitalore.
Janë regjistruar 329 pacientë të shëruar: Shkup – 151, Kumanovë – 35, Veles dhe Shtip nga 15, Kavadar – 14, Koçan – 12, Manastir – 11, Prilep – 10, Strumicë – 9, Gjevgjeli – 8, Sveti Nikollë -7, Negotinë, Berovë dhe Probishtip nga 5, Tetovë, Kërçovë dhe Kriva Pallankë – 4, Kratovë – 3, Gostivar, Vallandovë, Bogdanci, Krushevë dhe Pehçevë nga 2 dhe nga një pacient i shëruar nga Radovishi dhe Demir Hisar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin në 201.708 prej 1.378.530 testimeve. Janë shëruar 188.024 pacientë, kanë vdekur 7.108, ndërsa raste aktive në shtet janë 6.576.