Shkup, 29 nëntor – Kushtet në burgjet e Maqedonisë së Veriut po përmirësohen, por nevojitet ende punë e përbashkët. Mbetet vlerësimi i Bashkimit Evropian se në disa raste ka veprim joadekuat. Kjo ishte potencuar në hapjen e sotme të pjesës për fëmijët-vizitorë të të dënuarve dhe biblioteka e rinovuar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues në Prilep.
Frek Janmaat, nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup e theksoi vlerën të cilën BE-ja e jep në përmirësimin e kushteve të burgjeve.
“Reformat në sistemin e burgjeve dhe harmonizimi i tyre me standardet dhe praktikat evropiane janë një hap ambicioz. Kërkon punë kolektive dhe bashkëpunim, por edhe koordinim ndërmjet institucioneve. Edhe deri tani është thënë se kushtet në burgjet e shtetit janë shumë të vështira. Sipas vlerësimeve të Këshillit të Evropës në një rast mund të definohen edhe si veprim joadekuat. Me të vërtetë ëshrë profesionalizëm i rëndësishëm, kjo nuk është punë e lehtë”, tha Janmaat.
Shtoi se ka pasur përpjekje për përmirësim të situatës, por, kjo ende nuk është e dukshme.
Për Bashkimin Evropian, theksoi, e rëndësishme është përmirësimi i kushteve, sepse besojmë që e drejta e njeriut është të jetohet në kushte adekuate ku nuk cenohet dinjiteti njerëzor.
“Obligimi ynë është të sigurohemi se të dënuarve u është dhënë një shans i dytë. Kjo ësht e rëndësishme edhe për sigurinë e shoqërisë. Ruajtja e të drejtave të njeriut është e rëndësishme për anëtarësimin në BE. Ky është kusht për të cilin nuk negociohet”, tha Janmaat.
Udhëheqësja për punë operative e Zyrës programuese të Këshillit të Evropës në Shkup, Lejla Dervishagiq deklaroi se qëllimi është pjesa e fëmijëve dhe biblioteka janë për t’u ndihmuar të dënuarve në ruajtjen e lidhjeve të tyre familjare, si dhe të lehtësohet procesi i risocializimit pas vuajtjes së dënimit. Ajo e theksoi edhe vlerën e bashkëpunimit me autoritetet e burgjeve në vend, drejt ndërtimit të një shoqërie më të sigurt dhe më humane e cila i respekton dhe i mbron të drejtat e të burgosurve dhe të dënuarve, në pajtim me vlerat dhe standardet evropiane.
Drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve Marjan Spasovski theksoi se ka përparim të rëndësishëm , por duhet të kërkohen masa alternative sepse kapacitetet janë të mbushura me rreth 2.000 të dënuar në të gjitha institucionet. Paralajmëroi edhe investim kapital për vitin e ardhshëm.
Në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues të Prilepit gjenden 119 të dënuar, më së shumti deri në 15 vjet dënim me burg dhe kryesisht janë dënuar për grabitje.