Agjencia Zhurnal.mk.

Janë paguar 89.455.245 denarë për 5.851 prodhues të qumështit

Shkup, 7 tetor – Agjencia pageore njoftoi se sot janë paguar 89.455.245 denarë për 5.851 prodhues të qumështit të lopës, të deles dhe të dhisë.

 

Pagesat i referohen qumështit të dorëzuar në qershor dhe korrik të vitit 2021 sipas sasive të raportuara nga kapacitetet e përpunimit.

Shfrytëzues të kësaj mbështetje janë njësitë bujqësore të regjistruara si blegtorë të gjelleve, dhenve dhe dhive në Regjistrin e fermave. Shuma e pagesave të drejtpërdrejta është 3,5 denarë për litër qumësht lope të prodhuar dhe dorëzuar në kapacitetet përpunuese të regjistruara në regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore dhe 4,5 denarë për litër për qumësht të prodhuar dhe dorëzuar të deles dhe dhisë.

“Vazhdojmë me pagesën e mbështetjes financiare për prodhuesit e qumështit. Në muajin tetor janë paguar sasitë e dorëzuara për pesë muaj, ndërsa në periudhën e ardhshme do të kryhet edhe mbështetja për sasitë e dorëzuara për muajin gusht dhe shtator. Gjithashtu, AMFBZHR është duke u përgatitur për pagesën e mbështetjes financiare për kulturat e dorëzuara kopshtare dhe pemtare”, informon drejtori Baçovski.

Agjencia vazhdon me përpunimin e kërkesave për mbështetje financiare nga programi për pagesat e drejtpërdrejta, me çka do të vazhdojë pagesa e masave.

Related posts

Telekomi i Maqedonisë feston 100.000 Magenta 1 familje

D V

Fillon Simpoziumi i 4-të ndërkombëtar për bujqësinë dhe ushqimin-ISAF 2022

Z.H

Zaev: Bashkëpunimi rajonal është çelësi për ekonomi më të fuqishme

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More