Agjencia Zhurnal.mk.

Janë nxjerrë dëshmi materiale në lëndën “Shkallët spanjolle”

Shkup, 29 nëntor – Dëshmitë materiale kundër të akuzuarve në lëndën “Shkallët spanjolle” ndaj të cilave Prokuroria e bazon aktakuzën dhe kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare për marrëveshjet për shitjen e tokës shtetërore në qendër të Shkupit, janë nxjerrë në seancën e sotme për lëndën në të cilën akuzohen ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe disa nëpunës nga kjo Ministri.

 

Prokurorja Ivana Trajçeva në seancën e sotme ka dorëzuar dëshmi ndër të cilat janë hasur mendime, kërkesa, vërtetime, marrëveshje, njoftime dhe lëndë në të cilat janë nënshkrimet e të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në rastin “Shkallët spanjolle”, përveç ish-ministrit Janakieski, të akuzuar janë Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilija Radojkova, Snezhana Krstevska, Risto Papazov, Lidija Smiljanovska dhe Marjan Jovanov.

Këta persona akuzohen se kanë kryer vepër penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, ndërsa njëri nga personat akuzohet për veprën penale – Punë e pandërgjegjshme në shërbim.

Gjatë zbatimit të procedurës hetimore është konfirmuar se i akuzuari i parë së bashku me pesë zyrtarë administrativ, duke mos kryer detyrat e tyre zyrtare, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tokën ndërtimore dhe nuk kanë iniciuar procedurë për pushim. të kontratave për tjetërsimin e tokës ndërtimore dhe kthimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore dhe as nuk parashikonin gjobë kontraktuale, duke i lejuar blerësit të përfitojnë përfitime të paligjshme pasurore. Kjo, sipas aktakuzës, i ka kushtuar shtetit 2.6 milionë euro.

Gjykimin për këtë lëndë e udhëheq gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja publike Ivana Trajçeva.

Related posts

1964 raste të reja me Covid

Z H

Omicron-i ende nuk është prezent në Maqedoni

Z H

Jeton Shaqiri: I fokusuar kah e ardhmja dhe sfidat e reja

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More